Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
01 July 2026
Vizion fokus

“Nuk e sollëm AI në qeveri për të zëvendësuar...

“Jetuam në diktaturën më izoluese të këtij kontinenti”, Rama:...

Vance: SHBA-ja kërkon që Irani të bëjë lëshime domethënëse

“Mbylle gojën, legen”, përplasje të forta në komision mes...

Projektet në zonën Nartë-Zvërnec, ministri Jaupaj pret në Tiranë...

PD dërgon në Gjykatën Kushtetuese “Paketën e Maleve”, kërkon...

Vihet në pikëpyetje samiti i NATO-s në Shqipëri

U akuzua për krime zgjedhore, GJKKO shpall të pafajshme...

Plagosja në Pogradec, zbardhen të tjera detaje, kamera në...

Krimet zgjedhore, Braho: Në zgjedhjet e ardhshme, mekanizmi i...

Ministri i Drejtësisë prezanton Drejtorin e ri të Agjencisë së Trajtimit të Pronave Valdrin Pjetri: Prioritet transparenca, ritmi dhe integriteti

1 Korrik 12:46

Ministri i Drejtësisë Toni Gogu zhvilloi një takim me stafin e Agjencisë së Trajtimit të Pronave, ku prezantoi Drejtorin e ri të Përgjithshëm Valdrin Pjetri dhe përcaktoi prioritetet e punës për periudhën në vijim.

Në fjalën e tij, Ministri vlerësoi rolin e Agjencisë si një nga institucionet më të rëndësishme në administratën publike, duke theksuar se pas çdo dosjeje që trajtohet qëndron historia e një familjeje dhe rikthimi i besimit të qytetarëve te shteti.

“Puna që bëni nuk është thjesht trajtim dosjesh. Është një proces që rikthen besimin te ligji dhe institucionet, duke u dhënë qytetarëve shpresën se shteti funksionon”, u shpreh Ministri.

Ai kërkoi rritjen e ritmit të trajtimit të dosjeve, në përputhje me objektivat e përcaktuara në ligj, duke theksuar nevojën për vendosjen e objektivave të matshëm dhe monitorimin e vazhdueshëm të performancës.

Një tjetër prioritet i theksuar ishte transparenca ndaj qytetarëve. Ministri kërkoi që çdo qytetar të ketë informacion të qartë mbi fazën në të cilën ndodhet dosja e tij, duke e konsideruar këtë element thelbësor për rritjen e besimit te institucioni.

Gjithashtu, ai nënvizoi rëndësinë e integritetit profesional dhe respektit ndaj qytetarëve, duke kërkuar standarde të njëjta shërbimi për të gjithë dhe një kulturë pune të bazuar te përgjegjësia dhe llogaridhënia.

Ministri theksoi se çështja e pronës është me rëndësi strategjike për vendin, pasi lidhet drejtpërdrejt me shtetin e së drejtës, zhvillimin ekonomik, klimën e investimeve dhe procesin e integrimit europian, veçanërisht me përmbushjen e detyrimeve të Kapitullit 23.

Në përfundim, ai siguroi mbështetjen e plotë të Ministrisë së Drejtësisë për drejtimin e ri të Agjencisë dhe ftoi çdo punonjës të kontribuojë çdo ditë me një përmirësim konkret në punën e tij, duke theksuar se ndryshimi ndërtohet përmes përmirësimeve të vazhdueshme.

Posted Under:
Aktualitet Anash Vendi

Nga e njëjta kategori

“Nuk e sollëm AI në qeveri për të zëvendësuar nëpunësit publikë”, Rama: Gjykimi dhe llogaridhënia mbetet njerëzore

më shumë...

“Jetuam në diktaturën më izoluese të këtij kontinenti”, Rama: Transformimi digjital po shemb burokracinë

më shumë...

Dhunohet pranë banesës gazetari Ilir Demaliaj

më shumë...

Vance: SHBA-ja kërkon që Irani të bëjë lëshime domethënëse

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lemon Soda

Minute pas minute

2:01

“Nuk e sollëm AI në qeveri për...

1:48

“Jetuam në diktaturën më izoluese të këtij...

1:20

Dhunohet pranë banesës gazetari Ilir Demaliaj

1:17

Vance: SHBA-ja kërkon që Irani të bëjë...

1:15

Aksident në aksin Lushnje-Berat, makina kthehet përmbys...

1:07

“Mbylle gojën, legen”, përplasje të forta në...

12:46

Ministri i Drejtësisë prezanton Drejtorin e ri...

12:19

Projektet në zonën Nartë-Zvërnec, ministri Jaupaj pret...

11:56

Breshëri shkatërron pemtarinë në Zavalinë të Elbasanit,...

11:45

Nis faza e dytë e aplikimeve për...

11:39

Bie sistemi i doganës greke, pritje prej...

11:30

PD dërgon në Gjykatën Kushtetuese “Paketën e...

11:30

Ndryshime në Policinë e Shtetit, shefi i...

11:25

Vihet në pikëpyetje samiti i NATO-s në...

11:03

U akuzua për krime zgjedhore, GJKKO shpall...

11:00

Plagosja në Pogradec, zbardhen të tjera detaje,...

10:51

Ju ënjten këmbët gjatë verës? Ja truku...

10:50

Sekretet e diktaturës/ Çfarë tregojnë dokumentet e...

10:44

Krimet zgjedhore, Braho: Në zgjedhjet e ardhshme,...

10:24

Protesta zhvendoset tek SPAK, nis grumbullimi i...

Më të klikuarat

  • Bonus për pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuar, j...
  • Shoferi humbi jetën në aksidentin në autostradë, shefi i Urg...
  • Hetimet e policisë, shoferi dyshohet se ka pësuar atak, nuk...
  • Aksident tragjik në autostradën Tiranë-Durrës, autobusi me p...
  • “Doja të vija në finale, por kur pashë puthjen me Ilir...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.