E premte, 16 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 41 minuta më parë
Vendi

Plagosja në Pogradec, zbardhen të tjera detaje, kamera në afërsi të burgut të Drenovës, kush i kishte vendosur

Rreth 4 ditë më parë, në afërsi të burgut të Drenovës është konstatuar një kamerë.

Burime bëjnë me dije se kamera ishte vendosur në një nga plepat që ndodhet në rrugën e burgut të sigurisë së lartë. Nga informacionet e marra nga Komisariati i Policisë Korçë, u bë i mundur konstatimi i kamerës dhe zbardhja e rrethanave, ku përfshihen dy vëllezërit Nikolla dhe Edison Agolli.

Reklamë

Pas këqyrjes së pamjeve filmike, janë identifikuar vëllezërit që e kishin vendosur kamerën për të vëzhguar lëvizjet në këtë institucion. Më konkretisht, dyshohet se ata e kishin vendosur kamerën për të monitoruar Brian Syzon dhe për ta sulmuar në momentin që ai do të shkonte të takonte vëllain e tij, Sindi Syzo, i cili vuan dënimin për plagosjen me thikë të Nikolla Agollit në një berberhane. Kjo, për shkak të qëllimit që ky i fundit kishte për t’u hakmarrë ndaj Brian Syzos.

Nikolla Agolli u arrestua disa minuta pasi qëlloi disa herë me armë zjarri ndaj Brian Syzos në Pogradec, ndërsa në pranga ra edhe David Prifti. Ndërkohë, në kërkim u shpallën Edison Agolli dhe Meardi Berberi.

Policia vijon hetimet për ngjarjen e rëndë të regjistruar dy ditë më parë në qytetin liqenor, ndërsa vijon kërkimi për Meardi Berberin si edhe për vëllain e autorit, Edison Agolli.

Vazhdo të lexosh

Reklamë