Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
25 June 2026
Vizion fokus

Rrëzohet kërkesa e PD për protestën, PS: Jo interpelancë...

Ballkaniada e pingpongut në Elbasan, 13 vende pjesmarrëse, në...

“Mendova se do të vdisja”, dëshmi tronditëse nga Venezuela...

Operacioni policor, një i arrestuar dhe një i proceduar...

Vodhën banesën duke kërcënuar pronarin me thika, arrestohen 2...

Plagosi me thikë 3 persona, mes tyre babë e...

“Vigjilenca 3”, operacion kundër narkotikëve në Kurbin, arrestohen dy...

Irani kërkon përgjegjësi për “bashkëfajësinë” e NATO-s në luftë

Rritet ndjeshëm bilanci i viktimave nga tërmetet në Venezuelë!...

Rindërtimi i Ukrainës, Rama në Poloni: S’mund të presim...

Rindërtimi i Ukrainës, Rama në Poloni: S’mund të presim derisa të bjerë plumbi i fundit, Evropa duhet të ndihmojë

25 Qershor 12:38

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka marrë pjesë në Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës (Ukraine Recovery Conference – URC 2026), ku ka mbajtur një fjalë të shkurtër në sesionin plenar të saj.

Duke iu drejtuar pjesëmarrësve, Rama theksoi se ideja kryesore e takimit është e qartë dhe urgjente, rindërtimi i Ukrainës nuk mund të presë përfundimin e luftës.

Rama nënvizoi se ndërsa Ukraina po rindërtohet, ajo njëkohësisht po mbron veten.

Rama: Jam i sigurt se kontributi më i mirë që prisni nga unë është një fjalë e shkurtër, dhe këtë do të bëj. Besoj se koncepti i këtij takimi është shumë i thjeshtë; nëse rindërtimi pret derisa të bjerë plumbi i fundit, atëherë do të jetë shumë vonë. Dhe pikërisht për këtë aryse jemi këtu sot. Ndërkohë Ukraina po rindërtohet, ndërsa njëkohësisht po e mbron veten. Ky është kuptimi i madh i kësaj konference. Shqipëria është këtu me një bindje shumë të thjeshtë; Ukraina duhet ta sigurijë paqen me të njëjtën vendosmëri me të cilën po mbron lirinë e saj. Nga ana tjetër, ne e shohim rindërtimin e Ukrainës dhe integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor si procese që përforcojnë njëri-tjetrin. Të dyja kanë të bëjnë me plotësimin e Evropës, forcimin e qëndrueshmërisë së saj dhe uljen e cenueshmërive strategjike. Natyrisht rindërtimi nuk është bamirësi, por strategji. Nuk bëhet fjalë vetëm për të riparuar atë që është shkatërruar por për të ndërtuar një Ukrainë demokratike, evropiane, moderne dhe të qëndrueshme, duke treguar se e gjithë Evropa është e aftë ta bëjë këtë. Ukraina po rindërton guximin e Evropës, Evropa duhet të ndihmojë në rindërtimin e së ardhmes së Ukrainës.

Konferenca synon të forcojë mbështetjen ndërkombëtare për Ukrainën dhe të mobilizojë investime për rindërtimin dhe zhvillimin afatgjatë të vendit. Punimet e saj do të fokusohen në sektorët më të prekur nga agresioni rus, përfshirë energjinë, infrastrukturën kritike dhe logjistikën, si dhe në forcimin e kapaciteteve të sigurisë dhe mbrojtjes, të konsideruara thelbësore për procesin e rindërtimit.

Posted Under:
Kryesoret Politike Vendi
Tagged:
Poloni rama Ukraine

Nga e njëjta kategori

Rrëzohet kërkesa e PD për protestën, PS: Jo interpelancë me Ramën, Balla: Në republikat parlamentare s’ka kufizim mandati

më shumë...

Ndryshon ligji për Shërbimin Sekret, opozita voton kundër: Të dhënat për stabilitetin e brendshëm mund të keqpërdoren

më shumë...

Abuzuan me fondet shtetërore dhe skemën e ndihmës ekonomike, me kërkesë të Prokurorisë Elbasan jepen masa sigurimi për 6 funksionarë të shtetit

më shumë...

Lamallari firmos urdhrin: Ikball Berisha shpallet “non grata” në Shqipëri

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lemon Soda

Minute pas minute

3:35

Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë...

3:34

Rrëzohet kërkesa e PD për protestën, PS:...

3:13

Ndryshon ligji për Shërbimin Sekret, opozita voton...

2:55

Kujdes, ky gabim i thjeshtë në vapë...

2:49

Abuzuan me fondet shtetërore dhe skemën e...

2:47

Ballkaniada e pingpongut në Elbasan, 13 vende...

2:30

Lamallari firmos urdhrin: Ikball Berisha shpallet “non...

2:26

“Mendova se do të vdisja”, dëshmi tronditëse...

2:25

Operacioni policor, një i arrestuar dhe një...

2:17

Zhvillohet provimi i matematikës, nxënësit e klasave...

2:09

Studimi: Punët e shtëpisë mund të ndikojnë...

1:41

Vodhën banesën duke kërcënuar pronarin me thika,...

1:22

Plagosi me thikë 3 persona, mes tyre...

1:09

IMT shemb tre objekte pranë Rrugës Transballkanike...

1:05

“Vigjilenca 3”, operacion kundër narkotikëve në Kurbin,...

12:58

Irani kërkon përgjegjësi për “bashkëfajësinë” e NATO-s...

12:53

Rritet ndjeshëm bilanci i viktimave nga tërmetet...

12:38

Rindërtimi i Ukrainës, Rama në Poloni: S’mund...

12:13

Kalendari i aplikimeve universitare, maturantët duhet të...

12:07

“Përkrahës të Iranit në protestë”, Rama publikon...

Më të klikuarat

  • Krim brenda familjes në Itali! Burri vret bashkëshorten dhe...
  • Tragjedi në Kavajë! Vëllai vret vëllanë me thikë
  • Frikë për 100 mijë të vdekur në Venezuelë, lagje të rrafshua...
  • “Marsi te Binjakët do t’ju detyrojë të bëni ndry...
  • “Mos u merr me llafe grash”, plas sherri në sean...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.