Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se anijet po fillojnë të largohen nga Ngushtica e Hormuzit.
Komentet Trump i bëri përmes një postimi në rrjetet sociale, në një kohë që është lajmëruar arritja e një marrëveshje mes SHBA-së dhe Iranit për t’i dhënë fund luftimeve.
“Anijet kanë filluar të lëvizin, shumë prej tyre të ngarkuara me naftë, nga Ngushtica e Hormuzit. Ato po përdorin kalimin jugor, që është absolutisht i sigurt dhe i pastër. Ka edhe korsi të tjera detare!”, shkroi Presidenti Trump në rrjetet sociale.





