E hënë, 19 Tetor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Trump: Anijet po fillojnë të largohen nga Ngushtica e Hormuzit

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se anijet po fillojnë të largohen nga Ngushtica e Hormuzit.

Komentet Trump i bëri përmes një postimi në rrjetet sociale, në një kohë që është lajmëruar arritja e një marrëveshje mes SHBA-së dhe Iranit për t’i dhënë fund luftimeve.

“Anijet kanë filluar të lëvizin, shumë prej tyre të ngarkuara me naftë, nga Ngushtica e Hormuzit. Ato po përdorin kalimin jugor, që është absolutisht i sigurt dhe i pastër. Ka edhe korsi të tjera detare!”, shkroi Presidenti Trump në rrjetet sociale.

Vazhdo të lexosh

Reklamë