Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
26 May 2026
Vizion fokus

Pesë plumba nga dy armë, vrasja e italianit “çmontoi”...

“Një nga sfidat më të mëdha të 35 viteve...

“Futemi në fazën e mbylljes së negociatave me BE”,...

Gjykata pezullon afatet për Veliajn, shkak zvarritja e seancave,...

Konferenca e tetë Ndërqeveritare, Rama: Shqipëria bën sot një...

Tragjike në Belgjikë/ Treni përplaset me autobusin shkollor, disa...

Presidenti Begaj pritet nga Papa Leone XIV në Vatikan,...

Studentët zbresin sot në shesh/ Protestë në Tiranë në...

SHBA-ja kryen sulme në jug të Iranit

Lituani / Ministri Hoxha takim me Kryetarin e Komisionit...

Vala e të nxehtit përfshin Evropën, temperatura rekord në Britani e Francë, çfarë pritet në vijim

26 Maj 10:50

Një valë e fortë të nxehti po përfshin një pjesë të madhe të Evropës Perëndimore, nga Britania e Madhe deri në Itali dhe Spanjë, duke sjellë temperatura rekord për muajin maj dhe pasoja të rënda në disa vende.

Në Francë, autoritetet raportuan se të paktën shtatë persona kanë humbur jetën, përfshirë disa raste mbytjesh, që dyshohet se lidhen drejtpërdrejt me kushtet ekstreme të të nxehtit. Njëkohësisht, shërbimi meteorologjik francez “Météo-France” konfirmoi se dita e djeshme ishte më e nxehta e regjistruar ndonjëherë në muajin maj në vend.

Edhe në Britaninë e Madhe u thyen rekorde historike, ku temperaturat arritën deri në 34.8°C në Kew Gardens, në Londër, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm të vitit 1944. Autoritetet paralajmëruan se këto temperatura janë të pazakonta edhe për verën dhe pritet që vala e të nxehtit të vijojë edhe për disa ditë.

Në Itali, veçanërisht në rajonin e Lacios që përfshin edhe Romën, janë vendosur kufizime për punën në ambiente të jashtme gjatë orëve më të nxehta të ditës, nga ora 12:30 deri në 16:00, masë që synon mbrojtjen e punëtorëve nga ekspozimi i rrezikshëm ndaj diellit.

Ndërkohë, edhe Spanja dhe Irlanda po përballen me temperatura shumë mbi normalen, me paralajmërime për net tropikale dhe nxehtësi që pritet të arrijë kulmin në ditët në vijim. Meteorologët e lidhin këtë fenomen me një masë ajri të nxehtë nga Afrika e Veriut dhe me ndikimin e një sistemi të fuqishëm anticiklonik.

Ekspertët paralajmërojnë se ndryshimet klimatike po i bëjnë valët e të nxehtit më të shpeshta dhe më intensive në Evropë, duke rritur rrezikun për shëndetin publik dhe duke shkaktuar pasoja gjithnjë e më të rënda në jetën e përditshme.

Edhe në Shqipëri, termometri sot shënon vlera të larta, ku në Tiranë, Durrës, Berat, Elbasan dhe Fier termometri pritet të arrijë deri në 35°C. Ndërsa në Shkodër dhe Lezhë temperaturat maksimale do të jenë rreth 34°C.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Vendi
Tagged:
Evrope moti temperatura

Nga e njëjta kategori

Shtetasi italian Francesco Diviesti

Pesë plumba nga dy armë, vrasja e italianit “çmontoi” grupin kriminal me bazë në Tiranë, 26-vjeçari u dogj në shpellë

më shumë...

“Një nga sfidat më të mëdha të 35 viteve tranzicion”, Rama : Çështja e pronave, kyçe për fazën e re të negociatave me BE

më shumë...

“Futemi në fazën e mbylljes së negociatave me BE”, Rama: Teknologjia digjitale ka sjellë “bekim të vërtetë” për Shqipërinë

më shumë...
Francesco Diviesti

SPAK-Bari operacion/ 4 gra pjesë e grupit kriminal, shtetasi italian u vra nga shqiptari brenda shpellës dhe u dogj! SPAK: Çfarë zbuluan hetimet

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

Shtetasi italian Francesco Diviesti
12:33

Pesë plumba nga dy armë, vrasja e...

12:28

“Një nga sfidat më të mëdha të...

12:22

“Futemi në fazën e mbylljes së negociatave...

Francesco Diviesti
12:12

SPAK-Bari operacion/ 4 gra pjesë e grupit...

12:07

Gjykata pezullon afatet për Veliajn, shkak zvarritja...

11:57

Konferenca e tetë Ndërqeveritare, Rama: Shqipëria bën...

11:43

Tragjike në Belgjikë/ Treni përplaset me autobusin...

11:31

Operacion i përbashkët SPAK-Bari/ Prokurori italian: Grupet...

11:21

Blerina eliminohet nga Ferma VIP, Indri njofton...

11:17

“Krimi i organizuar shqiptar është modernizuar përmes...

10:54

SPAK dhe anfimafia e Barit godasin grupin...

10:50

Vala e të nxehtit përfshin Evropën, temperatura...

10:35

Nis seanca e parë gjyqësore ndaj Erion...

10:11

Në kërkim për trafik droge, arrestohet në...

10:07

Presidenti Begaj pritet nga Papa Leone XIV...

9:59

Nesër Kurban Bajrami, kreu i KMSH: Festë...

9:55

Operacion në Shqipëri e Itali, “koka” e...

9:32

Studentët zbresin sot në shesh/ Protestë në...

9:30

SHBA-ja kryen sulme në jug të Iranit

9:01

Lituani / Ministri Hoxha takim me Kryetarin...

Më të klikuarat

  • “Nuk ta kam ndjerë mungesën”, Indri lexon letrën, i jep fund...
  • Java e fundit e majit vendimtare! Meri Gjini: Hëna në mbushj...
  • E gjithë ferma në televotim, Blerina eliminohet nga gara, nu...
  • Jo vetëm Mozën dhe Zhakun, Agai dënon edhe Ilirin, masa që u...
  • Zbardhet lista e kandidatëve për drejtimin e policive vendor...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.