Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po zhvillohet seanca e parë gjyqësore ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, pas ndarjes së çështjes nga pjesa tjetër e dosjes.
Në total janë 18 të pandehur që do të përballen me gjykim të zakonshëm, së bashku me kompani dhe organizata jofitimprurëse të përfshira në dosje.
Ndërkohë, për 11 të pandehurit që u ndanë nga dosja e Veliajt për shkak të kërkesës për gjykim të shkurtuar, pretenca nga Prokuroria e Posaçme pritet të lexohet më 3 qershor, në orën 13:00.





