Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
23 August 2026
Vizion fokus

Haaland “shokon” fansat me pamjen e re, ylli i...

Mbledhja me drejtuesit politikë në Pogradec! PS “ngroh motorët”...

Lufta tregtare SHBA- Kanada, dy vendet shpallin tarifat përkatëse...

Rama nis takimin me drejtuesit socialistë në Pogradec, në...

Mbledhja me drejtuesit politikë/ Pas kafes së mëngjesit në...

Gjykata amerikane rrëzon vendimi e Trumpit për pezullimin e...

AXHENDA, Rama mbledh drejtuesit e PS-së në Pogradec, çfarë...

Tmerr në avion, laptopi i pasagjerit merr flakë gjatë...

“Jemi më të përgatitur”, Irani paralajmëron për luftë të...

Pukë/ Policia i afrohet parcelës me kanabis, i armatosuri...

Votohet sot për imunitetin e Ballukut, PD zbret në protestë para dhe brenda Kuvendit

12 Mars 09:21

Kuvendi do të mblidhet sot në seancë plenare në orën 10:00, ku pritet të votohet për kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të deputetes socialiste Belinda Balluku. Kuvendi pritet të shqyrtojë dy raportet e paraqitura nga maxhoranca dhe opozita lidhur me kërkesën e SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin e deputetes socialiste, Belinda Balluku.

Kjo kërkesë ndodhet në Kuvend që prej 16 dhjetorit të vitit të kaluar dhe votimi i sotëm pritet të vulosë fatin e saj.

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike shkojnë në seancë me qëndrime të kundërta. Socialistët argumentojnë se Balluku, tashmë pa funksion ekzekutiv dhe e shkarkuar nga posti i ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë si dhe nga posti i zëvendëskryeministres, nuk paraqet rrezik për prishje provash apo arratisje. Sipas tyre, SPAK mund të vijojë hetimet pa qenë e nevojshme masa e “arrestit me burg”. Për të rrëzuar kërkesën e SPAK, maxhorancës i mjaftojnë 71 vota.

Ndërkohë, demokratët që dorëzuan të parët raportin e tyre këmbëngulin se heqja e imunitetit të deputetes dhe autorizimi për arrestimin e saj është i domosdoshëm. Sipas opozitës, ekziston rreziku që Balluku të ndikojë te dëshmitarët apo të prishë provat.

Në seancë, raporti i maxhorancës do të prezantohet nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ndërsa raporti i opozitës do të lexohet nga deputeti Oerd Bylykbashi, në mungesë të kreut të Grupit Parlamentar demokrat, Gazment Bardhi, i cili është përjashtuar nga Komisioni i Etikës.

SPAK kërkoi në dhjetor autorizimin për arrestimin e Ballukut, pasi më herët ajo ishte pezulluar nga dy funksionet e saj në qeveri dhe ndaj saj është vendosur masa e ndalimit për të dalë jashtë vendit.

Protestë para Kuvendit

Paralelisht me zhvillimet në parlament, Partia Demokratike ka paralajmëruar protestë para Kuvendit në të njëjtën kohë me seancën plenare. PD u ka dërguar mesazhe anëtarëve dhe mbështetësve në rrjetet sociale, duke i ftuar të marrin pjesë në protestën që nis në orën 10:00.

Edhe kreu i opozitës, Sali Berisha, u bëri thirrje qytetarëve të bashkohen në protestë, duke e cilësuar atë si një moment të rëndësishëm në përballjen me qeverinë

/vizionplus.tv

Posted Under:
Kryesoret Politike Vendi
Tagged:
balluku Imunitet Kuvend PD proteste vote

Nga e njëjta kategori

Kapet me armë në Palasë, arrestohet Vis Kosova

më shumë...

Operacion antidrogë në Tiranë, 5.2 kg heroinë dhe kokainë në makinë, arrestohen dy persona

më shumë...

Vrasja në Ksamil, gjendet në ferra thika e krimit, Sokrat Vata e hodhi pas arratisjes

më shumë...

Mbledhja me drejtuesit politikë në Pogradec! PS “ngroh motorët” për 2027, çfarë po diskutohet

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

3:10

Kapet me armë në Palasë, arrestohet Vis...

3:03

Operacion antidrogë në Tiranë, 5.2 kg heroinë...

2:53

Haaland “shokon” fansat me pamjen e re,...

2:22

Vrasja në Ksamil, gjendet në ferra thika...

2:15

Mbledhja me drejtuesit politikë në Pogradec! PS...

1:20

Kjo është 45-vjeçarja shqiptare që u vra...

12:56

Lufta tregtare SHBA- Kanada, dy vendet shpallin...

12:50

Shenjat e horoskopit që shpenzojnë para pa...

12:09

Tiranë/ Qarkullonte i armatosur me pistoletë, arrestohet...

11:44

Rama nis takimin me drejtuesit socialistë në...

11:36

Tiranë/ Arrestohen dy të rinj për 6...

11:29

Kakavijë, rreth 20 mijë persona kthehen drejt...

11:26

Mbledhja me drejtuesit politikë/ Pas kafes së...

11:15

FOTO/ Ky është 48-vjeçari që vrau partneren...

10:48

Vidhte biçikleta dhe para në taksi, arrestohet...

10:28

Tragjedia në Manzë, ndërron jetë edhe 16-vjeçari...

10:01

Priti për më shumë se 10 vite...

9:53

Situata e zjarreve në vend, 21 vatra...

9:40

Gjykata amerikane rrëzon vendimi e Trumpit për...

9:31

Fluks i lartë në Portin e Vlorës,...

Më të klikuarat

  • Tragjedia në Manzë, ndërron jetë edhe 16-vjeçari i plagosur...
  • Tragjedi në Athinë, 45-vjeçarja ekzekutohet me armë zjarri...
  • Kjo është 45-vjeçarja shqiptare që u vra në Athinë, autori i...
  • Dëshmojnë shokët e turistit portugez, rrëzojnë pretendimet e...
  • “Më shau nga nëna, më qëlloi thikë në këmbë”, sh...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.