E enjte, 15 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 02:45 Në vijim ora 02:45: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Tmerr në avion, laptopi i pasagjerit merr flakë gjatë fluturimit, piloti detyrohet të bëjë ulje emergjente

Një incident alarmues është shënuar në një fluturim të American Airlines, pasi një laptop i një pasagjeri mori flakë brenda kabinës. Ngjarja ndodhi në fluturimin 2398, i cili ishte nisur nga Atlanta drejt aeroportit ndërkombëtar të Dallasit, me 133 persona në bord.

Piloti njoftoi kontrollin ajror se kishte rënë zjarr në pjesën e pasme të avionit dhe se stjuardesat po përpiqeshin ta shuanin. Fillimisht u raportua se rreth katër ose pesë pasagjerë mund të kishin pësuar djegie nga laptopi, por ky informacion nuk u konfirmua më vonë.

Reklamë

Avioni u ul në mënyrë të sigurt në Dallas. Sipas autoriteteve të aeroportit, vetëm një pasagjer mori ndihmë mjekësore dhe më pas u largua, pa pasur nevojë për shtrim në spital. Kompania ajrore vlerësoi reagimin e shpejtë dhe profesional të ekuipazhit, i cili izoloi pajisjen dhe vuri situatën nën kontroll.

Incidenti rikthen në vëmendje rrezikun që paraqesin bateritë e litiumit në pajisjet elektronike. Sipas FAA-së, këto bateri mund të mbinxehen dhe të shkaktojnë zjarr, veçanërisht në rast dëmtimi, mbingarkimi ose mbinxehjeje. Një nga rreziqet kryesore është fenomeni i njohur si “thermal runaway”, ku temperatura e baterisë rritet në mënyrë të pakontrolluar.

Reklamë

Sipas të dhënave të FAA-së, që nga fillimi i vitit 2026 janë regjistruar të paktën 56 incidente në fluturime që lidhen me bateritë e litiumit, përfshirë raste tymi, zjarri ose mbinxehjeje. Rasti i fundit me avionin e American Airlines nuk shkaktoi dëmtime serioze, por tregon edhe një herë se një pajisje elektronike mund të kthehet shumë shpejt në rrezik brenda një avioni.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë