Elvis Kosova, i njohur edhe me nofkën “Vis Kosova”, është arrestuar nga policia në zonën e Palasës, pasi është kapur duke mbajtur armë zjarri pa leje.
Kosova është një emër i njohur për drejtësinë, ndërsa është bërë i njohur edhe në rrjetet sociale për pasionin e tij ndaj makinave luksoze dhe garave të shpejtësisë.
Emri i tij është përmendur edhe më herët në lidhje me raste të dyshuara mashtrimi me automjete luksoze, me vlera që arrinin në qindra mijëra euro.
Gjithashtu, ai ka qenë më herët objekt i një sulmi me tritol. Rreth një vit më parë, në garazhin në pronësi të tij u vendos një sasi lënde eksplozive.
Elvis Kosova është arrestuar edhe më parë, konkretisht në vitin 2024, pasi u akuzua për vjedhjen e një automjeti Audi R8, me vlerë rreth 200 mijë euro. Rasti i fundit lidhet me akuzën për mbajtje të armës së zjarrit pa leje, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.
/vizionplus.tv





