E premte, 23 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Situata e zjarreve në vend, 21 vatra në 24 orë, 6 ende aktive, tre qarqet më problematike

21 vatra zjarri janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në vend, ndërsa 6 prej tyre vijojnë të jenë aktive dhe 7 të tjera janë nën mbikëqyrje.

Në terren janë angazhuar 354 forca operacionale dhe 24 automjete zjarrfikëse, të mbështetura nga 155 efektivë të Forcave të Armatosura, 3 mjete zjarrfikëse, një ekskavator i rëndë, 3 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor.

Reklamë

Në Malin e Dajtit, operacioni vijon me 30 efektivë të FA-së, ndërsa aktualisht nuk raportohet rrezik për zonat e banuara.

Në Qafë të Helmesit, Bulqizë, zjarri është riaktivizuar në dy vatra dhe 11 efektivë të MZSH-së po vijojnë ndërhyrjen.

Reklamë

Situata në Shtuf dhe Shtanë–Tenë, Mirditë, paraqitet e stabilizuar, ndërsa vijon monitorimi në terren. Në Prozhem të Pukës, zjarri vijon në sipërfaqe pyjore dhe operacioni mbështetet nga 30 efektivë të FA-së. Edhe në këtë zonë nuk raportohet rrezik për banesat.

Në Malin e Çikës, mbi Palasë, terreni i vështirë dhe i paaksesueshëm ka vështirësuar ndërhyrjen, ndërsa operacioni sot mbështetet nga dy avionë Air Tractor.

Ndërkohë, zjarret në Gjegjan, Gojan të Vogël dhe Gojan të Madh janë izoluar ose shuar dhe zonat vijojnë të monitorohen.

Për sot, rreziku për zjarre në pyje mbetet i lartë në qarqet Shkodër, Lezhë dhe Fier.

Strukturat e Mbrojtjes Civile vijojnë operacionet në terren dhe mbeten në gatishmëri, me prioritet mbrojtjen e jetës, banesave dhe pasurisë së qytetarëve.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë