Protestat, Rama: E vërteta është përmbysur në mënyrë dramatike, u manipulua realiteti mbi dhunën

Kryeministri Edi Rama ka folur sërish këtë të premte për protestën, duke thënë se liria për tubim është një e drejtë për çdo qytetar.
Por për kryeministrin, kjo liri u glorifikua dhe e vërteta u manipulua.
Ai hodhi poshtë pretendimet se ka pasur më shumë protestues të lënduar, duke sjellë edhe një herë në kujtesë rapotet mes qytetarëve të lënduar dhe policëve.
“Ndërkohë që liria për të protestuar ështrë një e drejtë e pamohueshme e çdo qytetari, në shqipëri dhuna është një krim i parelativizuar dhe i pajustifikuar. Në protestat e javës së fundit u bënë bashkë liria për të protestuar si një e drejtë dhe nga ana tjëtër dhuna si një krim që u relativizua dhe u glorifikua në ekranet e korruptuar të mbrëmjeve mediatike. Pa pushim, orë e çast shqipëria dhe shqiptarët panë me anbkjth se si terrori mori peng të gjithë dhe u mbingarkuan me idenë e rreme se studentë të pafajshëm dhe idealist u vunën nën dhunën policore. Një përmbysje dramatike, manipuluese e një realiteti tjetër”, tha Rama.




