E premte, 23 Tetor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Mbledhja me drejtuesit politikë në Pogradec! PS “ngroh motorët” për 2027, çfarë po diskutohet

Në Pogradec vijon takimi i drejtuesve politikë të qarqeve dhe kryetarëve socialistë të grupeve parlamentare, ku në qendër të diskutimeve është analiza e dokumentit “Besa”, objektivat e Partisë Socialiste për zgjedhjet lokale të vitit 2027 dhe vizioni “Shqipëria 2030”.

Takimi është hapur nga kryeministri Edi Rama, ndërsa më pas diskutimi ka vijuar me drejtuesit politikë të qarqeve. Ata po analizojnë situatën politike në territoret që mbulojnë dhe po paraqesin sugjerimet e tyre për mënyrën se si Partia Socialiste duhet të qaset gjatë katër viteve të ardhshme.

Reklamë

Një pjesë e diskutimeve lidhet edhe me situatën aktuale politike dhe protestat, ndërsa është theksuar nevoja për një afërsi më të madhe të deputetëve dhe kryetarëve të bashkive me komunitetet dhe qytetarët. Në fokus është gjithashtu strategjia mediatike e PS-së dhe mënyra e komunikimit publik.

Drejtuesit politikë po diskutojnë kryesisht për zgjedhjet lokale të vitit 2027 dhe mënyrën se si Partia Socialiste duhet të organizohet në nivel vendor, me synimin për të ruajtur dhe konsoliduar mbështetjen elektorale.

Reklamë

Takimi në Pogradec pritet të përmbyllet me një tjetër fjalë të kryeministrit Edi Rama, ku pritet të përcaktohen edhe drejtimet kryesore të punës për periudhën e ardhshme.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë