E hënë, 26 Tetor 2026 Det i Trazuar deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Haaland “shokon” fansat me pamjen e re, ylli i Manchester City-t heq dorë nga flokët e gjatë

Sulmuesi i Manchester City-t, Erling Haaland, ka surprizuar fansat duke prerë flokët e tij të gjatë bjondë, të cilët prej vitesh janë kthyer në një prej tipareve më karakteristike të pamjes së tij.

Ylli 26-vjeçar i Norvegjisë është shfaqur me një prerje shumë të shkurtër, në stil ushtarak, përpara ndeshjes së parë të City-t në sezonin e ri ndaj Bournemouth. Flokët e gjatë kanë qenë pjesë e pandashme e imazhit të tij “viking”, krahas paraqitjeve dhe rekordeve të tij në fushën e futbollit.

Reklamë

Haaland e ka ndarë transformimin me ndjekësit në rrjetet sociale, duke publikuar disa foto që tregojnë hap pas hapi procesin e rruajtjes. “Flokë të shkurtër, nuk më intereson”, shkroi ai, ndërsa në një tjetër video shtoi: “Sezon i ri, prerje e re”.

Ndryshimi i papritur ka shkaktuar mijëra reagime nga fansat. Disa e kanë krahasuar Haaland me Eminem, ndërsa të tjerë kanë bërë referenca me personazhe të “Dragon Ball” apo kanë kujtuar pamjen e tij në ditët e para te Borussia Dortmund.

Por jo të gjithë e kanë mirëpritur ndryshimin. Disa tifozë kanë bërë shaka se norvegjezi “ka humbur fuqinë” pasi hoqi dorë nga flokët karakteristikë, ndërsa të tjerë kanë pyetur se çfarë e shtyu sulmuesin e Manchester City-t të bënte këtë ndryshim kaq drastik.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë