E shtunë, 24 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:50 Në vijim ora 05:50: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Vidhte biçikleta dhe para në taksi, arrestohet në Shkodër 56-vjeçari nga Durrësi

Finalizohet operacioni policor i koduar “Shëtitësi” në Shkodër, në kuadër të përpjekjeve për parandalimin e vjedhjeve dhe zbardhjen e rasteve të ndodhura më parë.

Pas denoncimeve të qytetarëve dhe një pune të vazhdueshme hetimore, policia ka kapur në flagrancë një 56-vjeçar nga Durrësi, i cili dyshohet se ishte autor i disa vjedhjeve në qytet.

Reklamë

Sipas policisë, F. A., 56 vjeç, banues në Durrës, u kap në lagjen “Liria”, teksa tentonte të vidhte një tjetër biçikletë.

Nga hetimet dyshohet se 56-vjeçari ka vjedhur më herët një shumë parash në një automjet taksi dhe dy biçikleta, në zona të ndryshme të Shkodrës.

Reklamë

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë