Situata para godinës së Kryeministrisë u tensionua menjëherë pas përfundimit të fjalës së kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, teksa një pjesë e protestuesve sulmuan me bomba molotov, fishekzjarre dhe sende të forta.
Si pasojë e hedhjes së lëndëve piroteknike dhe mjeteve të rrezikshme, është lënduar një punonjës i Policisë së Shtetit, mëson gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj.
Lexo edhe :
Related Posts
Kujtojmë se pas çdo proteste të PD-së, godina e Kryeministrisë është sulmuar me molotov dhe mjete shpërthyese.
Ndërkohë, policia është kundërpërgjigjur me ujë për të larguar protestuesit.







