Në liqenin e Ohrit është ndalur gjuetia e koranit pasi kjo është periudha e shumimit të kësaj specie të rrallë.
Sipas Martin Jaçellarit nga Organizata e Peshkimit në Pogradec, ndryshe nga vitet e kaluara, këtë vit rastet e paligjshmërisë në liqen janë minimizuar ndjeshëm.
Nëse vitin e kaluar janë sekuestruar rrjeta dhe varka peshkimi, kete vit deri tani ka pasur vetëm një rast të gjuetisë së paligjshme
Ndalimi i gjuetisë ka sjellë gjithashtu mungesë të koranit të freskët në treg përfshi këtu edhe restorantet.
Gjatë kësaj periudhe, rreth 70 peshkatarë janë të lejuar të peshkojnë me qëllim grumbullimin e vezëve të koranit ndërkohë që specia ujore pas marrjes së vezëve lëshohet në ujërat e liqenit.
Gjuetia e koranit është e ndaluar në muajt Dhjetor dhe Janar.





