Operacioni antidroge i zhvilluar në aksin rrugor Qafë-Thanë-Përrenjas duket se ka rezultuar një goditje e rëndësishme.
Forcat e Ndërhyrjes së Shpejte pas informacioneve të marra nga drejtoria antidroge kanë bllokuar mjetin të ngarkuar plot me kanabis.
Sasia e drogës ishte fshehur në shasinë e furgonit.

Policia lokale duket se është lënë jashtë këtij operacioni për të shmangur cdo rrjedhje te mundshme të informacionit.
Ende nuk ka emra nga personat e arrestuar në këtë operacion.







