Subscribe

Profesori i të drejtës kushtetuese Osman Kadiu, i cili është konsultuar si ekspert juridik gjatë hartimit të projektligjit për gjuhën shqipe thotë se drafti mundëson avancimin e përdorimit të gjuhës shqipe në jetën publike dhe politike në Maqedoni.

 

I pyetur nga Deutche Welle, Prof. Kadriu shprehet se “vërehet një lloj avancimi juridik sa i përket përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe në draftin e propozuar nga partitë shqiptare”. Eksperti i të drejtës kushtetuese evidenton tre risi:

 

  1. Predispozicionin e palës maqedonase që kryesuesi në seancat plenare të parlamentit, nëse është shqiptar, t’i kryesojë seancat në gjuhën shqipe;
  2. Në qeveri parashihet që anëtarët shqiptarë të kabinetit të mund të flasin në gjuhën shqipe;
  3. Një risi të veçantë kemi edhe për noterët, në ato noteri ku janë shqiptarë dhe nëse palët janë shqiptarë, me kërkesë të palës, noteri lëshon dokumente në gjuhën shqipe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *