Aksioni për shuarjen e zjarrit që ka përfshirë zonën e Drenovës ka nisur që në orën 06:00 të mëngjesit të sotëm. Në operacion janë angazhuar 40 trupa të Forcave të Armatosura, ndërsa situata po monitorohet dhe menaxhohet nga ajri me ndihmën e një helikopteri Cougar, i cili ka nisur operimin në terren prej një ore.
Ndërkohë, në zonën e zjarrit pritet të mbërrijë edhe Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC), Haki Çako, për të ndjekur nga afër koordinimin e veprimeve dhe për të vlerësuar nevojat në vijim të ndërhyrjes.
/vizionplus.tv





