E enjte, 12 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Zgjedhjet dhe rezultatet “live” në www.vizionplus.tv

Zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025 në Shqipëri do të pasqyrohen minutë pas minute në faqen e web-it të Vizion Plus, www.vizionplus.tv dhe në aplikacion.

Krahas informacioneve në kohë reale, Vizion Plus ofron dhe pasqyrimin “live” të gjithë procesit të numërimit. Të dhënat që vijnë në databazë nga qendrat e votimit në rang kombëtar, përkthehen në mënyrë automatike në mandate, bazuar edhe në formulën ‘Ad-hont”. Ndarja e mandateve për të 12 qarqet e vendit pasqyrohet edhe grafikisht.

Në këtë sistem online që ofrohet në faqen www.vizionplus.tv do të mund te aksesoni dhe numrin e votave në rang kombëtar, por dhe përkthimin e tyre në përqindje, për të gjitha partitë dhe koalicionet e regjistruara në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Pasqyrimi në kohë reale i rezultateve do të nisë menjëherë me procesin e numërimit në të gjithë vendin. I gjithe informacioni aksesohet nga te gjitha pajisjet fikse dhe të lëvizshme, si PC, tablet e celular me apo pa aplikacion. Na ndiqni!

Vazhdo të lexosh

Reklamë