Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
01 August 2026
Vizion fokus

Zelensky: Konflikti me Iranin lidhet me luftën e Rusisë...

Tërmet në Napoli, ja sa ishte magnituda! Mediat: Më...

Pas hyrjes së emigrantëve në Ceuta, Franca rrit numrin...

Policia monitoron zhurmat në territor, Lamallari: Kush lëshon muzikën...

Reforma Territoriale, edhe banorët e Memaliajt dhe Libohovës në...

FIFA i përgjigjet UEFA-s: Nuk po shesim futbollin

Rrëzohet një avion F-35 pranë bazës ajrore amerikane

Shefi i OKB: Konflikti i Gjirit po nxit paqëndrueshmëri...

Dita e 62-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Reforma Territoriale, qytetarët e Prrenjasit sërish në protestë

Të huajt të interesuar për prona, rriten blerjet në bregdet, shtrenjtohen apartamentet

14 Qershor 11:44

Të huajt po blejnë gjithnjë e më shumë prona në bregdetin e Shqipërisë.Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, gjatë tre muajve të parë të vitit janë investuar 175 milionë euro në këtë sektor, duke e bërë atë më të preferuarin ndër të gjithë sektorët e ekonomisë dhe duke shënuar nivelin më të lartë të regjistruar ndonjëherë.

“Blerësit e huaj janë të përqendruar kryesisht në bregdet, një aset që shpesh mungon në vendet e tyre. Ata vijnë kryesisht nga Çekia, Polonia, Gjermania dhe vendet nordike, të cilët po blejnë në të gjithë vijën bregdetare. Ka ndikuar edhe përmirësimi i infrastrukturës në këto zona, si dhe potenciali që ata shohin për zhvillim, duke iu referuar edhe vendeve të rajonit ku çmimet janë disa herë më të larta se në Shqipëri”, tha Ervin Demirxhiu, ekspert i pasurive të paluajtshme

Prania në rritje e blerësve të huaj në bregdet po ndikon edhe në rritjen e çmimeve të apartamenteve në këto zona.

“Ka pasur ndikim të konsiderueshëm. Nëse do të mungonin blerësit e huaj, pesha e investimeve në pronat bregdetare do të ishte dukshëm më e ulët. Çdo rritje e kërkesës shoqërohet me rritje të çmimeve”, shtoi Demirxhiu.

Situata e krijuar ditët e fundit, lidhur me protestat që nisën kunder projektit turistik në Zvërnec, nuk pritet të ndikojë negativisht në interesin e të huajve për të blerë prona në bregdet, sipas ekspertëve.

“Çdo protestë ka një ndikim negativ në perceptim, por mendoj se kjo kategori blerësish nuk investon në projektet e resorteve luksoze që mund të preken nga këto zhvillime. Ata i kushtojnë më shumë rëndësi stabilitetit të tregut dhe besueshmërisë së ndërtuesve sesa zhvillimeve politike”, tha ai.

Megjithëse çmimet po rriten vazhdimisht, bregdeti shqiptar vijon të mbetet më i lirë krahasuar me vendet e tjera të rajonit, sipas të dhënave të platformës Numbeo, e njohur për krahasimin e kostos së jetesës dhe çmimeve të pasurive të paluajtshme në vende të ndryshme të botës.

Posted Under:
Ekonomi Kryesoret Vendi
Tagged:
Bregdet Prona

Nga e njëjta kategori

Tepelenë/ Të shtëna me armë dhe dhunë me sende të forta, shpallen në kërkim 5 persona

më shumë...

Tirana Central Park, një adresë e re që bashkon cilësinë e jetës me vlerën e investimit

më shumë...

Rritje e madhe e çmimit të naftës, shkon në 214 lekë për litër, në bursat ndërkombëtare është ulur

më shumë...

Komedia “Demos” shfaqet në Korçë, vepra e Aristofanit mbetet aktuale me problemet që trajton

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:40

Zelensky: Konflikti me Iranin lidhet me luftën...

10:26

Nëse doni të kujdeseni për zemrën, ekspertët...

10:17

Tërmet në Napoli, ja sa ishte magnituda!...

10:11

Pas hyrjes së emigrantëve në Ceuta, Franca...

10:09

Policia monitoron zhurmat në territor, Lamallari: Kush...

9:45

Reforma Territoriale, edhe banorët e Memaliajt dhe...

9:40

Këto 5 momente mund të jenë fillimi...

9:25

FIFA i përgjigjet UEFA-s: Nuk po shesim...

9:25

Rrëzohet një avion F-35 pranë bazës ajrore...

9:09

Shefi i OKB: Konflikti i Gjirit po...

8:51

Dita e 62-të e protestës, qytetarët mblidhen...

8:46

Reforma Territoriale, qytetarët e Prrenjasit sërish në...

8:45

Tepelenë/ Të shtëna me armë dhe dhunë...

8:43

Reforma Territoriale, edhe banorët e Divjakës kundër

8:19

Paralajmëron Trump: Do ta godasim Iranin “shumë...

8:01

Kundër Reformës Territoriale! Qytetarët e Dimalit në...

7:48

Pasi i vranë babanë, Gjykata urdhëron edhe...

7:36

Tirana Central Park, një adresë e re...

7:19

49 mijë maroken në Ceuta, Italia pezullon...

6:49

Dasma e Cristiano Ronaldos dhe Georgina Rodriguez...

Më të klikuarat

  • Skena filmi në plazhin e Siçilisë, çanta me 700,000 euro del...
  • Tërmet në Napoli, ja sa ishte magnituda! Mediat: Më i forti...
  • Aksident i rëndë në Kretë, humbin jetën dy të rinj shqiptarë
  • Aksidentohet “Cekja” i Beratit, përplaset me klerikun në Gji...
  • Forcat e Armatosura pajisen me 40 mjetet e para taktike “Mad...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.