E hënë, 5 Tetor 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:40 Në vijim ora 03:40: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Tepelenë/ Të shtëna me armë dhe dhunë me sende të forta, shpallen në kërkim 5 persona

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarjen e ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit të së premtes në qytetin e Tepelenës, ku një konflikt i çastit degjeneroi në dhunë fizike dhe të shtëna me armë zjarri.

Pas veprimeve të thelluara hetimore të kryera nën drejtimin e Prokurorisë, grupi hetimor ka bërë të mundur identifikimin e plotë të personave të përfshirë në këtë incident, të cilët tashmë janë shpallur zyrtarisht në kërkim nga policia.

Reklamë

“Në vijim të informacionit të dhënë në lidhje me konfliktin e çastit, të ndodhur rreth orës 01:10, të datës 31.07.2026, në Tepelenë, ku mbetën të dëmtuar me sende të forta 3 shtetas, ju informojmë se:

Si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore, të kryera nga grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, u bë i mundur identifikimi i autorëve të dyshuar, shtetasve R. Ç., 23 vjeç, Sh. Ç., 22 vjeç, A. Ç., 30 vjeç, A. Ç., 58 vjeç dhe H. Ç., 43 vjeç, të cilët u shpallën në kërkim.

Po nga hetimet paraprake dyshohet se gjatë konfliktit, njëri prej shtetasve të shpallur në kërkim ka qëlluar me armë zjarri në ajër.

Shërbimet e Policisë vijojnë punën për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë