Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
31 July 2026
Vizion fokus

Kundër Reformës Territoriale! Qytetarët e Dimalit në protestë, firmosin...

Pasi i vranë babanë, Gjykata urdhëron edhe arrestimin e...

49 mijë maroken në Ceuta, Italia pezullon Marrëveshjen e...

Makinat përplasen kokë më kokë në aksin Fier-Patos, një...

Kupa e Botës çdo dy vjet, “zbulohet” plani i...

Ushtria izraelite: 200 persona janë arrestuar javën e kaluar...

Rusia bombardon portin e Odesës

ZYRTARE/ Mario Mitaj do të luajë në Serie A...

Polonia thërret ambasadorin rus pas incidentit me raketë

Zjarr në një parcelë me ullinj në Mallakastër, era...

Dasma e Cristiano Ronaldos dhe Georgina Rodriguez më pranë se kurrë? Zbulohen detaje, nga Jennifer Lopez te Kylian Mbappé, ja kush priten të jenë të ftuarit

31 Korrik 18:49

Një ftesë dasme e publikuar në media ka shtuar edhe më shumë spekulimet se Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez mund të kurorëzojnë së shpejti lidhjen e tyre.

Çifti është bashkë prej rreth nëntë vitesh dhe prej kohësh përflitet për martesën. Edhe pse Ronaldo e ka quajtur Georginën “bashkëshortja ime” që prej vitit 2025, ai nuk ka konfirmuar ende një datë zyrtare për ceremoninë.

Sipas mediave portugeze, emisioni V+Fama, ka siguruar një kopje të një ftese të supozuar martese, ku shkruhet: “Së bashku me familjet e tyre, Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez kërkojnë nderin e pranisë suaj në festimin e martesës së tyre.”

Raportimet kanë bërë që shumë të besojnë se ceremonia mund të zhvillohet ditën e nesërme, megjithatë autenticiteti i ftesës është vënë në dyshim. Disa versione të saj tregojnë se ceremonia do të nisë në orën 17:00, ndërsa të tjera në 14:00, duke ngritur dyshime nëse dokumenti është i vërtetë.

Edhe lista e të ftuarve mbetet mister, por mediat spekulojnë se në ceremoni mund të marrin pjesë emra të njohur të futbollit si Kylian Mbappé, Vinícius Júnior dhe Rio Ferdinand. Gjithashtu përflitet se i ftuar mund të jetë edhe gazetari Piers Morgan.

Në një intervistë të mëparshme me Morgan, Ronaldo kishte zbuluar se dëshironte të martohej me Georginën pas përfundimit të Kupës së Botës.

“Shpresoj të shkoj në dasmën time me trofeun e kampionit. Do të martohem me të sepse besoj se është koha e duhur. Jo vetëm sepse është nëna e fëmijëve të mi, por sepse është personi që dua më shumë”, ishte shprehur ai.

Ronaldo ka treguar edhe momentin e propozimit, duke zbuluar se i kërkoi Georginës të martohej me të në vitin 2025, rreth orës 01:00 të mëngjesit.

Ndërkohë, sipas raportimeve të mediave britanike, nëse dasma zhvillohet, në mesin e të ftuarve mund të jenë edhe emra të njohur të shoëbiz-it si Esther Expósito, Vin Diesel, Jennifer Lopez, Rihanna dhe Drake.

Pak ditë më parë, Georgina publikoi në Instagram disa fotografi ku shfaqej me bizhuteri luksoze në duar, duke “ushqyer” edhe më shumë zërat për një martesë të afërt.

Për momentin, as Ronaldo dhe as Georgina nuk kanë konfirmuar zyrtarisht lajmin, ndaj mbetet për t’u parë nëse bëhet fjalë për një ceremoni të vërtetë apo vetëm për një tjetër spekulim.

Posted Under:
Anash Gossip Showbiz
Tagged:
Cristiano Ronaldo Dasme georgina te ftuar Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Kundër Reformës Territoriale! Qytetarët e Dimalit në protestë, firmosin peticion kundër shkrirjes së Bashkisë

më shumë...

49 mijë maroken në Ceuta, Italia pezullon Marrëveshjen e Shengenit me Spanjën

më shumë...

Makinat përplasen kokë më kokë në aksin Fier-Patos, një i plagosur

më shumë...

Kupa e Botës çdo dy vjet, “zbulohet” plani i Infantinos

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

8:01

Kundër Reformës Territoriale! Qytetarët e Dimalit në...

7:48

Pasi i vranë babanë, Gjykata urdhëron edhe...

7:36

Tirana Central Park, një adresë e re...

7:19

49 mijë maroken në Ceuta, Italia pezullon...

6:49

Dasma e Cristiano Ronaldos dhe Georgina Rodriguez...

6:26

Makinat përplasen kokë më kokë në aksin...

6:14

Kupa e Botës çdo dy vjet, “zbulohet”...

6:02

Ushtria izraelite: 200 persona janë arrestuar javën...

6:01

Rusia bombardon portin e Odesës

5:45

ZYRTARE/ Mario Mitaj do të luajë në...

5:22

Ditët e ardhshme do të sjellin ndryshime...

5:20

Polonia thërret ambasadorin rus pas incidentit me...

5:06

Masakra e Reçakut, nis në Prishtinë gjykimi...

4:57

Zjarr në një parcelë me ullinj në...

4:49

I nxehti afrikan “pushton” Shqipërinë, ja sa...

4:22

Greqia në luftë me flakët, evakuohen banorë...

4:02

Rritje e madhe e çmimit të naftës,...

3:33

Aktori Ben Affleck fiton 1 milion dollarë...

3:26

Në 6 gusht seanca e konstituive, Albulena...

3:17

Trump: Hamas do të çarmatoset, arrihet marrëveshja...

Më të klikuarat

  • Skena filmi në plazhin e Siçilisë, çanta me 700,000 euro del...
  • Data 3 do të jetë shumë e rëndësishme! Horoskopi për muajin...
  • Aksident i rëndë në Kretë, humbin jetën dy të rinj shqiptarë
  • Aksidentohet “Cekja” i Beratit, përplaset me klerikun në Gji...
  • Forcat e Armatosura pajisen me 40 mjetet e para taktike “Mad...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.