E martë, 6 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Kupa e Botës çdo dy vjet, “zbulohet” plani i Infantinos

Xhani Infantino është i vendosur të krijojë re “FIFA Football Enterprise”, një strukturë që do të bashkojë aktivitetet tregtare dhe organizative të institucionit më të lartë të futbollit botëror.

Edhe pse UEFA, CONCACAF dhe Konfederata Aziatike e Futbollit, kanë dalë hapur kundër kësaj ideje, Presidenti i FIFA-s, Infantino, mendon se ky është një projekt që do t’i japë më shumë zhvillim botës së futbollit dhe ekonomisë.

Reklamë

Madje sipas “TIMES”, Infntino e sheh veten në të ardhmen në krye të kompanisë së re, në rolin e komisionerit. Mendohet se drejtimi i “FIFA Football Enterprise” mund t’i sigurojë Infantinos një pagë prej rreth 60 milionë dollarësh në vit.

Ndërkohë Infantino ka propozuar gjithashtu që Kupa e Botës të zhvillohet jo më me 48 ekipe, por me 64, si dhe të luhet çdo dy vite.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë