E enjte, 15 Tetor 2026 Det i Trazuar deri në 20:45 Në vijim ora 20:45: Te Paekpozuarit (Live) Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/5 përditësuar 3 orë më parë
Vendi

“Arrest shtëpie” për pronarin e pishinës ku u mbyt 15 vjeçari në Gjirokastër

Gjykata e Shkallës së Parë në Gjirokastër ka lënë me arrest shtëpie Ermal Kokon pronarin e pishinës private, i arrestuar tre ditë më parë për ngjarjen në të cilën humbi jetën 15 vjeçari A.P.

Seanca është drejtuar nga gjyqtari Ervin Kore i cili në fillim i dha fjalën prokurores së çështjes Nertila Miftaraj e cila ka kërkuar që i arrestuari të hetohej nën masën arrest në burg.

Reklamë

Avokati Ben Pasho ka kërkuar masë më të lehtë.

Ndërsa në fund gjyqtari ka dhënë masën e arrestit në shtepi, duke lënë të lirë nga salla e gjyqit pronarin e pishinës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë