E enjte, 15 Tetor 2026 Det i Trazuar deri në 20:45 Në vijim ora 20:45: Te Paekpozuarit (Live) Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/5 përditësuar 3 orë më parë
Kronikë

U godit me gur në kokë nga protestuesit, oficeri i policisë i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale

Spitali Universitar i Traumës ka përditësuar të dhënat mbi gjendjen e të lënduarve dhe të plagosurve gjatë protestës së ditës së sotme.

Në njoftimin e SUT theksohet se gjatë ditës së sotme janë trajtuar 26 persona të lënduar, mes tyre efektivë policie dhe protestues.

Reklamë

Ndërkohë, sipas SUT, efektivi i policisë Fasli Rama i cili u godit me gur në kokë në Shkodër, i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Njoftimi:

Reklamë

Në Spitalin Universitar të Traumës gjatë ditës së sotme janë trajtuar 26 të lënduar: efektivë policie, protestues e kalimtarë. Janë nën kujdesin mjekësor dy efektivë policie. Efektivi me inicialet D.K. është shtruar në shërbimin e Neurokirurgjisë për monitorim të mëtejshëm dhe paraqitet në gjendje të mirë shëndetësore.

Efektivi me inicialet F.R., i ardhur nga Shkodra,  i është nënshtruar ndërhyrjejes kirurgjikale për shkak të një dëmtimi në kokë, pritet reagimi.

Gjithashtu, 2 protestues janë nën kujdesin mjekësor dhe paraqiten në gjendje të mirë shëndetësore, një prej tyre (vajzë) në observim, gjendje stabël për momentin.

Pak minuta më parë kanë mbërritur 3 kalimtarë, jashtë rrezikut për jetën.

Në QSUT nuk ka asnjë të lënduar aktualisht.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.