E premte, 16 Tetor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/3 përditësuar 3 orë më parë
Vendi

Aksident në aksin Pogradec-Lin, dy të lënduar

Aksident me dy të plagosur në aksin rrugor Pogradec-Lin

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Pojskë, ku dy mjete janë përplasur kokë më kokë me njëra tjetrën.

Reklamë

Nga ky aksident kanë mbetur të plagosur dy persona, të cilët janë transportuar me urgjencë drejt spitalit bashkiak të Pogradecit.

Gjendja e të lënduarve është serioze por burime pranë spitalit bëjnë me dije se ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia në vendin e ngjarjes për zbardhjen e rrethanave të rastit

Vazhdo të lexosh

Reklamë