Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
14 August 2026
Vizion fokus

A ndikon përçarja SHBA-Europë tek Ballkani Perëndimor?

Mazhoranca dhe opozita bëhen bashkë në këshillim bashkiak të...

Netanyahu e quajti Britaninë një “Republikë Islamike”

Njëri dhunoi kunatën, tjetri babain, dy të arrestuar në...

Aksident i rëndë hekurudhor, treni me 150 pasagjerë del...

Avionët luftarakë të NATO-s rrëzojnë dronin që hyri në...

Përmbytje masive në Japoni, 6 viktima dhe mijëra të...

Havai i kërkon Trumpit më shumë armë për Ukrainën

Dinamo mund 4 me 0 Audan, shkon për herë...

Përmbysje e madhe! Egnatia shkon në Europë, shkatërrojnë me...

Rama: Shqipëria është më mirë se kurrë, por duhet të bëhet edhe më mirë

14 Qershor 10:25

Kryeministri Edi Rama e cilësoi 35-vjetorin e Partisë Socialiste si një moment të veçantë reflektimi dhe angazhimi për të ardhmen e vendit, duke theksuar se Shqipëria ndodhet sot në pozitën më të mirë që ka pasur ndonjëherë.

Gjatë fjalës së tij, Rama deklaroi se përparimi i vendit në të gjitha aspektet është rezultat i qeverisjes së Partisë Socialiste, ndërsa shtoi se Shqipëria ka ende nevojë për zhvillim të mëtejshëm dhe se kjo, sipas tij, mund të arrihet vetëm përmes kësaj force politike.

Kreu i qeverisë ndaloi edhe te vala e protestave të ditëve të fundit, e cila përkoi me 35-vjetorin e PS-së. Ai tha se demonstratat nisën pas një ngjarjeje që e cilësoi si një “akt skandaloz”, i dënuar menjëherë në aspektin ligjor dhe institucional, por argumentoi se protesta më pas u shndërrua në një terren ku, sipas tij, po përplasen interesa më të gjera ndërkombëtare.

“Natyrisht që protesta është shëmbëlltyrë e një vendi demokratik. Natyrisht që është shëndeti demokratik i vendit që ka një protestë e cila lind dhe formësohet jo rreth partive, jo pas partive. Edhe pse tani partitë janë të gjitha të futura aty, duke hedhur gurët, e fshehur duart disa, ndërkohë që ndonjë tjetër, siç janë llapaqorrat, janë aty. 

Por po aq e rëndësishme është që të mos humbasim aftësinë për të dalluar mes debatit dhe histerisë, mes kritikës dhe shpifjes, mes argumentit pasionant dhe bullizmit, kërcënimit, presionit, denigrimit të tjetrit. Shqipëria nuk mund të ecë përpara, duke u paralizuar nga frika prej një ndryshimi të madh, prej një projekti të madh, prej një investimi që është më i madhi në historinë e vendit tonë. Dhe, patjetër që, do të ecim përpara, duke dëgjuar çfarë duhet të dëgjojmë, duke mësuar nga çfarë na thonë ata që nuk janë dakord me ne, por duke vazhduar të ndërtojmë, të ndërtojmë Shqipërinë me forcën e Partisë Socialiste, që është forca që ka marrë reforma, ka ndërmarrë reforma të vështira, ka shtyrë përpara procese që shpesh janë kundërshtuar, por që sot kanë ndryshuar rrënjësisht edhe gjendjen, edhe pozicionin e Shqipërisë.

Dhe, për këtë, mjafton të kthejmë mbrapa kokën, jo më shumë, po 10 vjet, dhe për të parë se ku ishim në raport me botën, në raport me ekonominë, me institucionet, me të gjitha. Dhe, faktikisht, nuk ka simbolikë më të fortë se fakti që ky 35-vjetor na gjeti edhe në pikën më të avancuar të rrugës sonë europiane. Pak javë më parë hymë në fazën e fundit të negociatave për anëtarësim, që është faza e mbylljes së kapitujve, duke afruar më shumë se kurrë me atë objektiv historik dhe strategjik që shqiptarët e kanë ndjekur me dekada dhe që ne e kemi fiksimin tonë ditë për ditë, ditë për ditë, ditë për ditë“,- tha Rama.

Posted Under:
Anash Politike Vendi
Tagged:
PS rama shqiperia

Nga e njëjta kategori

Aksident në Durrës, makina përmbyset në mes të rrugës, dëmtohen 3 persona, mes tyre 1 fëmijë

më shumë...

PDK bllokon sërish zyrat e qeverisë, edhe pas tërheqjes së LDK Albin Kurti kërkon marrëveshje

më shumë...

Për 1 javë grabiti 8 biznese, “skifteri” thyen masën e sigurisë arrest shtëpie, arrestohet nga policia

më shumë...

A ndikon përçarja SHBA-Europë tek Ballkani Perëndimor?

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

2:18

Aksident në Durrës, makina përmbyset në mes...

2:13

PDK bllokon sërish zyrat e qeverisë, edhe...

2:00

Për 1 javë grabiti 8 biznese, “skifteri”...

1:29

A ndikon përçarja SHBA-Europë tek Ballkani Perëndimor?

1:29

Arti në zi, ndahet nga jeta aktori...

1:15

“Rikthimi” i Shkollës së Vashave, ndërtesa me...

1:08

Pse hidhet monedhë në det me 14...

12:50

Kurti iu bën thirrje partive për takim:...

12:35

Mazhoranca dhe opozita bëhen bashkë në këshillim...

12:14

Maroku heq vizat për shqiptarët, vendimi hyn...

11:33

DETAJE/ Antidroga bleu kokainë për të zbuluar...

11:32

Banorët denoncuan bllokimin, IKMT liron burimin dhe...

11:24

Zjarri në Daias dhe Gurrë, forcat ajrore...

11:12

Netanyahu e quajti Britaninë një “Republikë Islamike”

11:02

“Instagram” vjen me një ndryshim të ri

10:55

Policia aksion antidrogë në Tiranë, arrestohen dy...

10:46

E trishtë/ Ndahet nga jeta në moshën...

10:25

Një muaj dietë vegane mund të ndikojë...

10:19

Përkeqësohet situata nga zjarri në Lurë, flakët...

10:05

Ministria e Mbrojtjes: 29 vatra zjarri në...

Më të klikuarat

  • Merr fund java e “Ferrit”, nga nesër nis ulja e temperaturav...
  • Dy motrat humbin jetën tragjikisht në Lushnjë, policia jep d...
  • E trishtë/ Ndahet nga jeta në moshën 62-vjeçare profesori i...
  • Rama pas deklaratës së Zelenskyt për Kosovën: Ukraina gabon...
  • “Nuk ndihem mirë”, ndërron jetë në moshën 64-vjeçare ish-kry...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.