Denis Tahiri, 23-vjeç nga Kamza, është organizatori dhe autori i dyshuar i atentatit mafioz të shënuar mesditën e 3 shtatorit në afërsi të Don Boskos në Tiranë.
Krimet e Rënda pranë policisë së kryeqytetit kanë arritur që të zbardhin ngjarjen ku për pasojë mbeten të plagosur Kastriot Elezaj dhe Renaldo Metushi.
Lexo edhe :
Related Posts
Autori i dyshuar është shpallur në kërkim, ndërkohë që gjykata e Tiranës ka vendosur masën arrest me burg pas kërkesës së Prokurorisë.
Burime bëjmë me dije se Tahiri dyshohet të jetë personi që ka organizuar atentatin dhe ka qëlluar ndaj tyre me armë zjarri. Ndërkohë në mjetin tip Volkswagen kanë qenë dhe dy persona të tjerë, njëri shofer e tjetri gjithashtu qitës. Ende nuk bëhet I ditur motivi i ngjarjes ku në shënjestër dyshohet të ketë qenë Kastriot Elezaj.
Më 3 shtator Kastriot Elezaj 45 vjeç dhe Renaldo Metushi 22 vjeç po pinin kafe në një lokal në zonën e njohur si Don Bosko. mjeti i autorëve I afrua dhe menjëherë ata hapen zjarr në drejtim të tyre.
Për pasojë Elezaj u plagos në krah dhe në mushkëri, ndërsa Metushi në këmbë. Mjeti i përdorur në këtë atentat kishte hyrë në Shqipëri nga Kosova. Një nga pistat e hetimit është e shkuara kriminale e Kastriot Elezaj i cili rezulton i dënuar për prostitucion në Itali. /vizionplus.tv







