E enjte, 8 Tetor 2026 Te Paekpozuarit (Live) deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Zbardhet itinerari i atentatorëve, autorët e krimit në “Don Bosko” pritën gjysmë ore për të goditur Kastriot Elezajn

45- vjeçari Kastriot Elezaj, që u plagos nga atentati i dy ditëve më parë në Don Bosco, prej ditësh ishte vënë në ndjekje nga atentatorët. Vizion plus ka mësuar detaje për rrugën që ndoqën autorët e dyshuar për të kryer plagosjen e dyfishtë të Elezajt dhe 22 vjeçarit, Renaldo Metushi.

Sipas burimeve, atentatorët e kanë ndjekur prej disa ditësh lëvizjet e 45- vjeçarit Elezaj. Kjo pistë është ngritur pasi ai u prit për 30 minuta më herët nga autorët që kishin parkuar në një cep pallati.

Reklamë

Elezaj dhe Metushi, pasi hynë në lokal, u ulën në verandë, duke mos ditur se autorët u kishin ngritur kurth shumë pranë tyre. Nga kamerat e sigurisë është mësuar se ata kanë lëvizur me automjet për t’u siguruar se janë ulur aty dhe saktësuan tavolinën ku ndodhej Kastriot Elezaj.

Më pas ata u rikthyen para lokalit ku hapën zjarr e u larguan menjëherë. Nga këqyrja e pamjeve të kamerave, u zbulua se makina që përdorej nga tre të dyshuarit ka ardhur nga Kamza, te Liqeni i Paskuqanit, ka hyrë në afërsi të Bulevardit të Ri dhe më pas u fut në zonën e ngjarjes. E njëjta linjë u ndoq edhe në kthim, derisa dogjën automjetin në Qerekë.

Reklamë

Aty autorët kanë studiuar më parë zonën se ku do të digjej automjeti në mënyrë që të siguroheshin se zona nuk ishte e mbuluar nga kamera sigurie, ndërsa targat, që ishin të dubluara i përkasin një makine në Valias të Kamzës.

Për Kastriot Elezajn burimet thonë se ka qenë i dënuar në Itali për prostitucion. 45-vjeçari është arrestuar me qëllim ekstradimin e tij dhe pasi ka kryer dënimin është kthyer në vendin tonë./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë