Vizion Plus Tring
Your browser does not support the video tag.
Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
23 May 2025
Vizion fokus

Gazetari Barkaj ngre alarmin: Shpërndahet lëndë narkotike me postë,...

Me çfarë komunikojnë grupet kriminale pas rënies së “SKY”?...

SHBA: Sulmi ndaj ambasadës izraelite, akt terrorizmi

“URA”/ Gazetari Barkaj zbulon çfarë ndodhte brenda perandorisë së...

Avokati: Grupet e strukturuara kriminale në alert 24 orë,...

U dekonspirua “URA”? Ibraj” Jo, operacioni ishte i suksesshëm

Operacioni “URA”/ Përse urdhërarrestet e lëshuara në shkurt u...

“Ura”, Myftari: Kjo “rrugë” ka funskionuar prej 90-ës, fillimisht...

Çelja e grup-kapitullit të tretë, Rama: Ritëm i lartë,...

Ushtria izraelite paralajmëron sulme të reja kundër Hezbollahut në...

Witkoff dhe Putin diskutojnë njohjen e Krimesë

25 Prill 16:41

I dërguari kryesor i Shtëpisë së Bardhë për Rusinë u takua me presidentin rus, Vladimir Putin, me një propozim për paqe që do të përbënte një kthesë të madhe në politikën amerikane: njohjen e pretendimit të Moskës për Krimenë, territor i Ukrainës.

Rezultatet e Zgjedhjeve Live

Propozimi, i cili fillimisht ka qarkulluar nga zyrtarë amerikanë pas bisedimeve në Paris javën e kaluar, është një nga disa temat që Steve Witkoff pritet të ngrejë në takimin me Putinin më 25 prill.

Teksa lufta e Rusisë kundër Ukrainës tashmë ka hyrë në vitin e katërt, ky plan përfaqëson një përpjekje të madhe të Uashingtonit për të zhbllokuar ngërçin diplomatik dhe për të ndalur luftën më të madhe tokësore në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Ky është, gjithashtu, një ndryshim i thellë në politikën amerikane, sidomos sa i përket statusit të Krimesë, të cilën Moska e pushtoi dhe më pas e aneksoi në vitin 2014.

Përveç një numri shumë të vogël shtetesh, aneksimi nuk është njohur ndërkombëtarisht. Që nga ajo kohë — përfshirë edhe gjatë administratës së parë të Trump — politika amerikane ka refuzuar pretendimin rus.

Një diplomat evropian, me njohuri për detajet e planit, e përshkroi atë për Radion Evropa e Lirë. Një ish-diplomat amerikan, gjithashtu, konfirmoi përmbajtjen e propozimit.

Në lidhje me Krimenë, plani amerikan kërkon njohjen “de jure” — pra ligjore — të pretendimit rus mbi gadishullin.

Përveç se përbën një kthesë të madhe për Shtetet e Bashkuara, kjo do të ishte një fitore e jashtëzakonshme për Putinin, popullariteti i të cilit u rrit ndjeshëm brenda Rusisë pas urdhrit të tij për pushtimin e fshehtë të Krimesë në vitin 2014 dhe më pas aneksimin e saj.

Njohja nga SHBA-ja do të ishte një goditje e rëndë për presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe për shumicën e ukrainasve, për të cilët pretendimi rus është pjesë e një fushate më të gjerë për të minuar sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës.

Pasi propozimi amerikan filloi të qarkullojë në Paris javën e kaluar, Zelensky e bëri të qartë, si në deklarata publike, ashtu edhe në takime private, se do ta refuzonte kategorikisht njohjen e Krimesë si territor rus. Si pasojë, sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, u tërhoq papritur nga bisedimet pasuese që priteshin të mbaheshin në Londër më 23 prill.

“Nuk ka për çfarë të flasim. Është toka jonë, toka e popullit ukrainas”, deklaroi Zelensky më 23 prill.

Po atë ditë, në një postim në rrjetet sociale, presidenti Trump — i cili ka pasur një marrëdhënie të ndërlikuar me Zelenskyn dhe shumë më të ngrohtë me Putinin — sugjeroi se kishte hapësirë për fleksibilitet nga ana e qeverisë ukrainase nëse propozimi amerikan ec përpara.

Ai tha, po ashtu, se ukrainasit duhej të kishin luftuar për Krimenë kur Rusia e pushtoi atë në vitin 2014.

“Askush nuk po i kërkon Zelenskyt të njohë Krimenë si territor rus, por nëse e do Krimenë, pse nuk luftuan për të njëmbëdhjetë vjet më parë, kur ajo iu dorëzua Rusisë pa u shkrepur asnjë plumb?”, shkroi Trump.

Ndërkaq, një intervistë për revistën Time të publikuar më 25 prill, Trump vlerësoi se “Krimeja do të mbetet në Rusi”.

“Zelensky e kupton këtë”, citohet të ketë thënë presidenti amerikan, duke shtuar se “dhe të gjithë e kuptojnë se ka qenë me ta për një kohë të gjatë”.

Trump po ashtu iu referua pranisë detare të Rusisë në gadishullin në Detin e Zi. Sevastopoli, dikur ishte shtëpi e flotës sovjetike të Detit të Zi dhe më vonë u përdorë së bashku nga flotat ruse dhe ukrainase.

Pas aneksimit të Krimesë nga Rusia, Moska mori komplet kontrollin e Sevestopolit. Në vitet e fundit, megjithatë, forcat ukrainase kanë sulmuar anijet ruse atje, duke i detyruar që të zhvendosen në pjesë të tjera të Detit të Zi.

“Ata kanë pasur nëndetëset e tyre atje shumë më herët, para shumë vjetësh. Shumica e njerëzve në Krime flasin rusisht”, citohet të ketë thënë Trumpi.

Elementë të tjerë të planit amerikan përfshijnë bllokimin e aspiratave të Ukrainës për anëtarësim në Organizatën e Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) dhe një njohje “de facto” të territoreve ukrainase që janë aktualisht nën kontrollin e Rusisë, përfshirë pjesë të rajoneve Donjeck, Luhansk, Herson dhe Zaporizhja.

Plani, gjithashtu, parashikon kthimin e pjesëve të pushtuara të rajonit Harkiv nën kontrollin e Ukrainës; garantimin e qasjes së pakufizuar të Ukrainës në lumin Dniepër; dhe rikthimin e termocentralit bërthamor të Zaporizhjas nën administrim ukrainas, me kusht që më pas të operohet nga SHBA-ja, e cila do të siguronte energji si për Ukrainën, ashtu edhe për zonat e pushtuara nga Rusia.

Përjashtimi i anëtarësimit në NATO mbetet një pikë tjetër e ndjeshme për Ukrainën, ku ky objektiv është i sanksionuar në Kushtetutë.

Sipas diplomatit evropian, një element i planit amerikan që nuk është bërë publik gjerësisht është tërheqja e SHBA-së nga kërkesa që Zelensky të mbajë zgjedhje presidenciale të reja sa më shpejt të jetë e mundur.

Zelensky u zgjodh në vitin 2019 me një shumicë dërrmuese. Por, Kremlini ka deklaruar se mandati i tij është i paligjshëm, meqë gjendja e luftës, e shpallur pas pushtimit rus në shkurt 2022, ka penguar mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

Në një përplasje publike më herët këtë vit, Trump dukej se i pranonte pretendimet ruse, duke e quajtur Zelenskyn “diktator” dhe duke kërkuar zgjedhje të reja.

Që atëherë, Trump e ka zbutur retorikën e tij në lidhje me zgjedhjet. Megjithatë, qeveria ukrainase ka nisur përgatitjet në heshtje për mundësinë e mbajtjes së votimeve më vonë gjatë këtij viti.

“Putinit po i ofrohet pothuajse gjithçka që donte të merrte, ndërsa Ukrainës nuk po i ofrohet pothuajse asgjë; nuk ka asnjë kompromis”, tha për Current Time analisti ushtarak ukrainas, Oleksandr Khara.

“Fakti që Rusia nuk është në gjendje të pushtojë të gjithë Ukrainën ose të ndryshojë qeverinë atje është krejtësisht i qartë, dhe kjo nuk do të ndryshojë së shpejti”, shtoi ai.

“Avancimi rus në lindje po ndodh me kosto të lartë, dhe kjo nuk nënkupton asnjë perspektivë reale për fitore ushtarake ndaj Ukrainës. Por, në mendjen e Trumpit ekziston një realitet krejt tjetër”./REL

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Krimenë Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Gazetari Barkaj ngre alarmin: Shpërndahet lëndë narkotike me postë, ja mosha e përfshirë në veprimtari

më shumë...

SHBA: Sulmi ndaj ambasadës izraelite, akt terrorizmi

më shumë...

Avokati: Grupet e strukturuara kriminale në alert 24 orë, ja pse në operacionin”Ura” nuk rrodhi asnjë informacion

më shumë...

U dekonspirua “URA”? Ibraj” Jo, operacioni ishte i suksesshëm

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:50

Përfitimet që merrni nëse pini ujë me...

10:39

Gazetari Barkaj ngre alarmin: Shpërndahet lëndë narkotike...

10:32

Me çfarë komunikojnë grupet kriminale pas rënies...

10:20

SHBA: Sulmi ndaj ambasadës izraelite, akt terrorizmi

10:02

“URA”/ Gazetari Barkaj zbulon çfarë ndodhte brenda...

9:47

Avokati: Grupet e strukturuara kriminale në alert...

9:31

U dekonspirua “URA”? Ibraj” Jo, operacioni ishte...

9:27

Operacioni “URA”/ Përse urdhërarrestet e lëshuara në...

9:20

“Ura”, Myftari: Kjo “rrugë” ka funskionuar prej...

8:58

Cilat prej masave ndëshkuese ka filluar BE-ja...

8:23

Çelja e grup-kapitullit të tretë, Rama: Ritëm...

8:17

Ushtria izraelite paralajmëron sulme të reja kundër...

8:13

Hapja e grup-kapitullit të tretë, reagon Marta...

7:53

Zgjedhjet 2025/ Politologu: Shumica e demokratëve kërkojnë...

7:47

Dy talente shqiptare në listën e Gjermani...

7:13

Manchester United nxjerr në shitje gjithë skuadrën...

6:56

Çelja zyrtare e Grup-Kapitullit 3, Ministri Hasani:...

6:55

Sekuestrimi i dy pasurive nga SPAK, reagojnë...

6:31

U kap me 50 doza kokaine, arrestohet...

6:17

A jeni pjesë e listës? Tre shenjat...

Më të klikuarat

  • Refuzoi kafen nga kryeministri, Ilir Vrenozi zbulon çfarë do...
  • Ndërron jetë ish-kreu i Kadastrës Artan Lame
  • VIDEO/ Tërmeti i fortë “shkund” Greqinë, banorët...
  • U ekzekutua me plumb në kokë, shqiptari telefonoi familjen p...
  • Ndarja nga jeta e Artan Lames, Rama: E pabesueshme, ngushëll...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2025
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.
Website Design Company in BangladeshHigh Risk Solutions Merchant Account Services