Disa orë pasi kishte kryer një vrasje makabre, është vënë në pranga Arjan Shahaj nga fshati Shalës I Memaliajt.

35 vjecari vrau me sëpatë babain e tij Iljaz Shahaj në një pyll të fshatit Shalës ku kishin nxjerre për të kullotur bagëtite e familjes.

77 vjecari gjeti vdekjen e mënjëhershme pasi mori plagë vdekjeprurese në kokë.

Autori u largua nga vendi I ngjarjes por u kape vetëm disa orë më vonë hipur në një furgon në Levan në tentativë për tu arratisur.

Arjan Shahaj është person me precedente penal pasi ka qënë 8 vjet I dënuar për tentativën e vrasjes së një bashkëfshatari ndërkohë që më herët në 2003 kishte tentuar të vriste edhe nënën e tij.

Ai ka pasur edhe probleme të shëndetit mendor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *