Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
30 May 2026
Vizion fokus

Sot finalja PSG-Arsenal në Vizion Plus, betejë për fronin...

Kuvendi i PD-së, Berisha prezanton programin: Ekonomia dhe lufta...

“Besoj te fitorja, ripërtëritja e partisë është vepra jonë...

“Do të përmbysim diktaturën”, Berisha nga Kuvendi Kombëtar: Kjo...

Sulmet e opozitës, Rama: S’kanë lënë gjë pa thënë...

“Flamuri i Skënderbeut dhe Ismali Qemalit në oborrin e...

“PD humbëse kronike dhe shpirti i shkatërrimit të politikës...

Ndërmjetësimi i Europës me Rusinë, Lukashenko-Macronit: Mos ia lini...

Vala e të nxehtit përfshin Evropën, Franca, Spanja dhe...

Aeroporti i Mynihut mbyllet përkohësisht pas alarmit për dron

“Do të përmbysim diktaturën”, Berisha nga Kuvendi Kombëtar: Kjo parti nuk mposhtet, as nuk shitet

30 Maj 13:34

Partia Demokratike po zhvillon sot punimet e Kuvendit Kombëtar në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. Kuvendi mblidhet një javë pas zgjedhjeve brenda partisë, ku Sali Berisha u rikonfirmua në krye të PD-së me 37 mijë e 341 vota, si kandidati i vetëm në garë.

Në kuvend marrin pjesë edhe përfaqësues të partive simotra dhe miq ndërkombëtarë të demokratëve, të cilët janë përshëndetur nga kreu i PD-së gjatë fjalës së tij.

Në fjalën e tij, Berisha theksoi se Partia Demokratike, ka qenë pjesë e përpjekjeve për rrëzimin e diktaturës në Shqipëri në fillim të viteve ’90 dhe se sot, sipas tij, vendi përballet me një formë të re autoritarizmi.

“35 vite më parë përmbysëm një diktaturë… tani do përmbysim diktaturën e Edvin Ballukut, diktaturën më të shëmtuar midis diktaturave autokratike”, u shpreh Berisha.

Ai përmendi gjithashtu bashkëpunimin me parti dhe figura të huaja politike, duke i cilësuar si aleatë dhe miq të PD-së në rrugëtimin e saj.

Gjatë punimeve të Kuvendit, Sali Berisha vlerësoi mbështetjen e demokratëve në rrugëtimin politik të partisë dhe sfidat e viteve të fundit. Ai tha se rithemelimi i PD-së erdhi në një moment kritik dhe se përballja me, siç e quajti ai, “narkoshtetin”, ishte e pashmangshme për opozitën.

Në vijim të fjalës së tij, Berisha theksoi se besimi i tij ndaj demokratëve nuk ka ndryshuar kurrë, duke e cilësuar atë si themelin e marrëdhënies së tij me partinë.

“Vetëm në një gjë nuk kam gabuar kurrë, në besimin ndaj jush. Kjo parti as nuk blihet, as nuk shitet kurrë, as nuk mposhtet kurrë. U ngritëm në një kohë kur dukej se edhe tokën, edhe qiellin e kishim kundër nesh. Por u ngritëm në atë kohë se ishim të pathyeshëm në besimin tonë tek e vërteta.

U ngritëm, na e imponuan, jo se deshëm, por midis të gjithave, ne zgjodhëm të mbrojmë të vërtetën. Ndaj dhe ju, uleni sot këtu krenarë, ju dhe çdo demokrat, krenarë sepse vini në këtë sallë dhe kudo që jeni, gardianë të pluralizmit politik në Shqipëri. Gardianë të sovranitetit të kombit shqiptar. Gardianë të pamposhtur të vlerave të lirisë, të dinjitetit njerëzor.”, u shpreh Berisha.

Posted Under:
Kryesoret Politike Vendi
Tagged:
Berisha Kuvendi Kombëtar

Nga e njëjta kategori

Kuvendi i PD-së, Berisha prezanton programin: Ekonomia dhe lufta ndaj krimit në fokus

më shumë...

“Besoj te fitorja, ripërtëritja e partisë është vepra jonë madhështore”, Berisha: Ylli polar integrimi në BE

më shumë...

Sulmet e opozitës, Rama: S’kanë lënë gjë pa thënë për familjen dhe të vdekurit në shtëpinë time, kurrë s’i jam përgjigjur

më shumë...

“Flamuri i Skënderbeut dhe Ismali Qemalit në oborrin e BE-së”, Rama: PS ia ka ngritur kokën çdo shqiptari

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner

Minute pas minute

2:24

A ka gënyer Moza për raportin me...

2:17

Sot finalja PSG-Arsenal në Vizion Plus, betejë...

2:07

“Romiri nuk ka ambicie për showman”, partnerja...

2:04

Kuvendi i PD-së, Berisha prezanton programin: Ekonomia...

1:54

“Besoj te fitorja, ripërtëritja e partisë është...

1:51

“Jam shumë më tepër se mbiemri që...

1:34

“Do të përmbysim diktaturën”, Berisha nga Kuvendi...

1:25

Sulmet e opozitës, Rama: S’kanë lënë gjë...

1:18

“Flamuri i Skënderbeut dhe Ismali Qemalit në...

1:14

“Ishte moment dobësie”, Indri pendohet për Klevisën...

1:09

“PD humbëse kronike dhe shpirti i shkatërrimit...

12:42

Policia merr në dorëzim Qendrën e parë...

12:22

Indri eliminohet nga “Ferma VIP”, debat mes...

12:05

Ndërmjetësimi i Europës me Rusinë, Lukashenko-Macronit: Mos...

11:56

“Dashuri, para dhe karrierë”, 5 shenjat më...

11:44

Vala e të nxehtit përfshin Evropën, Franca,...

11:23

Zakonet që do t’ju “shpëtojnë” nga fryrja...

11:13

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja,...

11:11

VIDEO/ Restaurohet filmi i parë shqiptar “Fëmijët...

10:56

Aeroporti i Mynihut mbyllet përkohësisht pas alarmit...

Më të klikuarat

  • Për herë të parë, Soni Malaj zbulon në “Ferma Vip̶...
  • Vrau gruan me çekiç dhe e mbajti trupin një javë në papafing...
  • “Ej babi, të kemi çantë”, Romiri surprizohet nga djali për d...
  • “Ky është vetëm fillimi, përgatituni…”, ish-pres...
  • Në televotim me Klevisën, Indri largohet përfundimisht nga F...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.