Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
07 September 2026
Vizion fokus

Zjarret në Ungrej, ministri Nufi në terren: Rreziku për...

Katari: Hapja e Ngushticës së Hormuzit, prioriteti kryesor për...

Reforma Territoriale, banorët e Dimalit sërish në protestë. Banorët:...

Zelenskyy: Ukraina synon të ringjallë diplomacinë për përfundimin e...

Motori përplas këmbësoren në aksin Gramsh-Cërrik

Zjarr në një banesë në Levan

Në “gjueti” të shoferëve rebelë! Kamera e Vizion Plus,...

Von der Leyen viziton Ballkanin në tetor

Rusia hakmerret ndaj Gjermanisë, mbyll konsullatën gjermane në Shën...

Kremlini hap derën për rifillimin e bisedimeve për paqe...

Finalja me “aromë” spanjolle, Luis Enrique dhe Mikel Arteta dy ish-shokë skuadre, sot në luftë për trofeun

30 Maj 15:56

Luis Enrique dhe Mikel Arteta. Finalja e madhe e Budapestit në Ligën e Kampionëve mes PSG dhe Arsenal, e cila luhet sot në 18:00 dhe transmetohet në Vizion Plus, flet spanjisht.

Vërtet përplasja në thelb është anglo-franceze, por të dy trajnerët janë të shkollës spanjolle, ish-shokë skuadre tek Barcelona madje, i pari ka eksperiencë, dhe shumë madje, sepse ka drejtuar disa ekipe të njohura dhe për më tepër e ka fituar Ligën e Kampionëve dy herë. Në 2015 me Barcelonën e madhe të Leo Messit, Xavit, Nejmar, Iniestës dhe Suarez si dhe sezonin e kaluar me PSG kur shpartalluan Interin, ndonëse finalja, finalet sipas tij nuk i ngjajnë kurrë njëra-tjetrës ndaj nuk pret të njëjtat dinamika sikurse ajo në Mynih sezonin e kaluar.

“Ata e meritonin të fitonin Premier League. Ishte një betejë e vështirë midis tyre dhe Manchester Cityt, por ata vërtetuan se janë një ekip i shkëlqyer. Mirëpo ambicia jonë për të fituar një titull të dytë është edhe më e madhe. Por kur bëhet fjalë për finalet, është gjithmonë e vështirë. Nuk mendoj domosdoshmërisht se ndryshimi midis nesh dhe Interit (5-0 në finale) sezonin e kaluar pasqyronte plotësisht nivelin e dy ekipeve, por finalet janë ndeshje të ndryshme. Gjithmonë ka shumë tension, shumë pritje”, thotë Luis Enrique.

I dyti, Mikel Arteta ka nevojë të ngjitet në nivele të larta dhe për t’ia dalë duhet të ecë në gjurmët e Luis Enriques. Edhe ai sikurse homologu i vet nuk fshihet pas gishtit por në konferencat për shtyp është shprehur hapur ambicien e tyre për diktat kontinental.

“Është një mundësi për ta jetuar këtë moment në maksimum, sepse është hera e dytë në historinë tonë që jemi këtu. Kemi mundësinë të shkruajmë një kapitull të ri në historinë e këtij klubi. Për ta bërë këtë, duhet të luajmë me qartësi, shumë guxim dhe një dëshirë të pandalshme për të fituar”, thotë Mikel Arteta.

Në fund edhe një fair play i vërtetë sportiv nga Mikel Arteta për Luis Enriquen që përpara se të jetë rival i finales është ish-shok skuadre i tij në të kaluarën si lojtar tek Barcelona.

“Ai ka qenë gjithmonë një pikë referimi që kur ishte lojtar, sepse ishte vërtet i veçantë. Në veçanti, me atë që bëri me Parisin e sheh gjurmën e tij kudo: identitetin, mentalitetin, mënyrën se si sillen lojtarët, mënyrën se si luajnë. Luis Enrique është një frymëzim.”

Posted Under:
Anash Sport
Tagged:
Arsenal Psg

Nga e njëjta kategori

Zjarret në Ungrej, ministri Nufi në terren: Rreziku për banesat është shmangur

më shumë...

Katari: Hapja e Ngushticës së Hormuzit, prioriteti kryesor për të shmangur përshkallëzimin

më shumë...

Reforma Territoriale, banorët e Dimalit sërish në protestë. Banorët: Dimali duhet të jetë bashki

më shumë...

Zelenskyy: Ukraina synon të ringjallë diplomacinë për përfundimin e luftës

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:45

7 përfitimet e mollëve për shëndetin

10:39

Kujdes! Këto shenja në duar sinjalizojnë se...

10:35

Zjarret në Ungrej, ministri Nufi në terren:...

10:24

Kush janë shenjat më besnike dhe më...

10:24

Katari: Hapja e Ngushticës së Hormuzit, prioriteti...

9:56

Arrat mund të ulin rrezikun e tensionit...

9:46

Reforma Territoriale, banorët e Dimalit sërish në...

9:33

Zelenskyy: Ukraina synon të ringjallë diplomacinë për...

9:04

Zjarri në Pukë, kryebashkiaku për Vizion Plus:...

8:56

Rama fton të rinjtë për tu bërë...

8:34

Motori përplas këmbësoren në aksin Gramsh-Cërrik

8:16

Zjarr në një banesë në Levan

8:07

Në “gjueti” të shoferëve rebelë! Kamera e...

8:06

Von der Leyen viziton Ballkanin në tetor

7:09

Rusia hakmerret ndaj Gjermanisë, mbyll konsullatën gjermane...

6:59

Kremlini hap derën për rifillimin e bisedimeve...

6:27

Tjetër dramë sociale në Shqipëri! Një e...

6:26

Suedia blen HIMARS nga SHBA, marrëveshja kap...

6:05

Costa: Shqipëria drejt BE-së, zgjerimi i ardhshëm...

5:56

Rama nga Vlora: “Parku Aulona” do të...

Më të klikuarat

  • Pamje të rënda! Kujdestari i parkut vritet nga krokodili, dë...
  • Aksident fatal në aksin Levan-Tepelenë, humb jetën 55-vjeçar...
  • Përgjaken rrugët e vendit! Tre aksidente, dy viktima e tremb...
  • Atentat shqiptarit në Athinë, 55-vjeçari qëllohet me tre plu...
  • Shkollat, hapur edhe pas mësimit! Nxënësit në 408 institucio...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.