Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
07 September 2026
Vizion fokus

Zjarret në Ungrej, ministri Nufi në terren: Rreziku për...

Katari: Hapja e Ngushticës së Hormuzit, prioriteti kryesor për...

Reforma Territoriale, banorët e Dimalit sërish në protestë. Banorët:...

Zelenskyy: Ukraina synon të ringjallë diplomacinë për përfundimin e...

Motori përplas këmbësoren në aksin Gramsh-Cërrik

Zjarr në një banesë në Levan

Në “gjueti” të shoferëve rebelë! Kamera e Vizion Plus,...

Von der Leyen viziton Ballkanin në tetor

Rusia hakmerret ndaj Gjermanisë, mbyll konsullatën gjermane në Shën...

Kremlini hap derën për rifillimin e bisedimeve për paqe...

Von der Leyen viziton Ballkanin në tetor

7 Shtator 20:06

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, pritet të zhvillojë gjatë muajit tetor vizitën e saj vjetore në Ballkanin Perëndimor, por këtë vit agjenda mund të sjellë një ndryshim sa i përket Serbisë.

Komisioni Evropian ka konfirmuar se von der Leyen do të udhëtojë drejt rajonit, ndërsa detajet e vizitës nuk janë bërë ende publike. Zëdhënësja e Komisionit, Paola Pinho, ka deklaruar se programi është ende në përgatitje dhe nuk është përcaktuar nëse presidentja do të vizitojë të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

Vëmendja është përqendruar te Serbia, pasi ekziston mundësia që Beogradi të mos jetë pjesë e itinerarit të këtij viti. Një zyrtar i lartë i Komisionit Evropian, i cituar nga Radio Evropa e Lirë në kushte anonimiteti, ka konfirmuar se një skenar i tillë nuk përjashtohet.

Vizitat e mëparshme të von der Leyen në rajon kanë përfshirë zakonisht të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Serbinë. Megjithatë, zhvillimet politike dhe qëndrimet e Beogradit mund të ndikojnë në vendimin përfundimtar të Brukselit.

Një element që mund ta bëjë veçanërisht të ndjeshme një vizitë të saj në Serbi është zhvillimi i saj vetëm pak javë pas ceremonisë së varrimit të Ratko Mlladiqit. Ish-komandanti serb i Bosnjës u dënua nga drejtësia ndërkombëtare për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit gjatë luftës në Bosnje dhe Hercegovinë.

Për momentin, Komisioni Evropian nuk ka konfirmuar nëse von der Leyen do të ndalet në Beograd. Agjenda përfundimtare e turit të tetorit pritet të bëhet publike në vijim.

Posted Under:
Anash Rajoni
Tagged:
Vizion Plus von der leyen

Nga e njëjta kategori

Zjarret në Ungrej, ministri Nufi në terren: Rreziku për banesat është shmangur

më shumë...

Katari: Hapja e Ngushticës së Hormuzit, prioriteti kryesor për të shmangur përshkallëzimin

më shumë...

Reforma Territoriale, banorët e Dimalit sërish në protestë. Banorët: Dimali duhet të jetë bashki

më shumë...

Zelenskyy: Ukraina synon të ringjallë diplomacinë për përfundimin e luftës

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:45

7 përfitimet e mollëve për shëndetin

10:39

Kujdes! Këto shenja në duar sinjalizojnë se...

10:35

Zjarret në Ungrej, ministri Nufi në terren:...

10:24

Kush janë shenjat më besnike dhe më...

10:24

Katari: Hapja e Ngushticës së Hormuzit, prioriteti...

9:56

Arrat mund të ulin rrezikun e tensionit...

9:46

Reforma Territoriale, banorët e Dimalit sërish në...

9:33

Zelenskyy: Ukraina synon të ringjallë diplomacinë për...

9:04

Zjarri në Pukë, kryebashkiaku për Vizion Plus:...

8:56

Rama fton të rinjtë për tu bërë...

8:34

Motori përplas këmbësoren në aksin Gramsh-Cërrik

8:16

Zjarr në një banesë në Levan

8:07

Në “gjueti” të shoferëve rebelë! Kamera e...

8:06

Von der Leyen viziton Ballkanin në tetor

7:09

Rusia hakmerret ndaj Gjermanisë, mbyll konsullatën gjermane...

6:59

Kremlini hap derën për rifillimin e bisedimeve...

6:27

Tjetër dramë sociale në Shqipëri! Një e...

6:26

Suedia blen HIMARS nga SHBA, marrëveshja kap...

6:05

Costa: Shqipëria drejt BE-së, zgjerimi i ardhshëm...

5:56

Rama nga Vlora: “Parku Aulona” do të...

Më të klikuarat

  • Pamje të rënda! Kujdestari i parkut vritet nga krokodili, dë...
  • Aksident fatal në aksin Levan-Tepelenë, humb jetën 55-vjeçar...
  • Përgjaken rrugët e vendit! Tre aksidente, dy viktima e tremb...
  • Atentat shqiptarit në Athinë, 55-vjeçari qëllohet me tre plu...
  • Shkollat, hapur edhe pas mësimit! Nxënësit në 408 institucio...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.