Karvani i bukurisë së Miss Shqipëria vijon turin në destinacionet më të bukura turistike.
Një traditë kjo prej 28 vitesh që shërben jo vetëm për të zbuluar vajzat më të bukura shqiptare, por edhe për të promovuar turizmin, kulturën dhe pasuritë natyrore të Shqipërisë.
Në këtë udhëtim të veçantë në jug, konkurrentet ishin të shoqëruara nga Aqua Prima, uji i vajzave të Miss Shqipëria.
Një nga ndalesat kryesore ishte Saranda, ku konkurrentet janë akomoduar në Hotel Apollon, duke nisur menjëherë aktivitetet dhe xhirimet promocionale.
Ato realizuan sete fotografike dhe materiale promocionale në disa prej pikave më të bukura të qytetit, ndërsa shijuan mikpritjen dhe atmosferën karakteristike të perlës së jugut.
Rrugëtimi vazhdoi drejt Jalës, me një ndalesë të veçantë në Porto Palermo, një prej atraksioneve më të vizituara të rivierës.
Në Jalë, konkurrentet u pritën në Folie Marine Resort, ku natyra spektakolare dhe deti kristal u shndërruan në sfondin ideal për aktivitetet e radhës.
Pikërisht këtu u realizuan edhe xhirimet promocionale për sponsorët kryesorë, Aqua Prima dhe Birra Vatan, me vajzat që sollën energji, elegancë dhe spontanitet përpara kamerave.
Përveç xhirimeve, programi përfshiu aktivitete të shumta sportive dhe argëtuese. Një nga momentet më të veçanta ishte seanca e Pilates buzë detit, ku konkurrentet provuan një eksperiencë të re në një ambient unik, mes ajrit të pastër dhe panoramës së rivierës.
Përmes vizitave, aktiviteteve dhe materialeve promocionale që realizohen gjatë rrugës, Miss Shqipëria vazhdon misionin e saj shumëvjeçar për të promovuar vendin dhe bukuritë e tij natyrore.
Pas këtij udhëtimi plot emocione, eksperienca e vajzave do të kulmojë më 6 qershor në Pogradec, ku do të zhvillohet finalja e madhe e Miss Shqipëria, e cila do të transmetohet live në ekranin e televizionit kombëtar Vizion Plus.





