E diel, 15 Nëntor 2026 E-Zone deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Lëvizje te drejtoritë e burgjeve pas kontrolleve në qeli, emërime dhe dorëheqje në disa institucione

Drejtori i përgjithshëm i burgjeve Adriatik Kupi ka firmosur lëvizje në burgje pas dhjetëra kontrolleve në qeli, mëson gazetarja e Vizion Plus, Blerina Cene.

Nga burime jozyrtare bëhet me dije se është emëruar drejtor në burgun e Reçit Klodjan Myrto, kurse paraardhësi i tij Algert Çekrezi ka dhënë dorëheqjen dhe është kthyer në Policinë e Shtetit.

Në burgun Jordan Misja ka dhënë dorëheqjen drejtori i 313 dhe është komanduar Arjan Bozhaj.

Në burgun e Rrogozhinës ka qenë i pezulluar Bilal Hasa dhe është komanduar Alban Zeqaj.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë