Pas më shumë se tre vitesh, Muzeu Etnografik i Beratit ka rihapur dyert për vizitorët, duke rikthyer në vëmendje një nga pasuritë më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore shqiptare.
Pas një procesi të kujdesshëm restaurimi dhe konservimi, objekti vjen i transformuar, por duke ruajtur autenticitetin dhe vlerat e tij historike.
Me një koleksion prej rreth 1300 objektesh që dëshmojnë trashëgiminë, kulturën, traditat, zejet dhe mënyrën e jetesës së beratasve ndër shekuj, muzeu vjen i rikonceptuar për të ofruar një përvojë autentike dhe bashkëkohore për çdo vizitor.
“Ne këtu dotë kemi aktivitete të vazhdueshmë, që ky të mos jetë një muze static. Ky duhet të jetë një muze I gjallë që të tregojë dhe të rrefejë dhe të ketë aktivitëtë të vazhdueshmë me shoqa gruep, artist zejtar me njerëz dashamirës të traditës”, tha Blendi Gonxhe, ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit.
Ndërhyrjet restauruese kanë ruajtur autenticitetin dhe vlerat monumentale të objektit, ndërsa rimuzealizimi, ndriçimi i ri dhe restaurimi i koleksioneve e shndërrojnë këtë “shtëpi muze” në një adresë të rëndësishme të kujtesës dhe identitetit tonë kulturor.





