Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
03 September 2026
Vizion fokus

Kompania izraelite dhe Serbia planifikojnë prodhimin e dronëve që...

Rama sulmon KLGJ dhe KLP: Kur është paga e...

Rama mesazh të prerë deputetëve: Vepër penale nëse ndërhyni...

Dy ndeshje pa tifozë për Tiranën, ja kur nis...

Argjentina ndalet në minutën e 10-të për Messin

Ç’po ndodh me Edon Zhegrovën, Juventus ndërmerr vendim drastik...

“Nuk duhet të krijojnë skenën e tyre në Instagram”,...

“Çdo të premte, në orën 5 do jepni llogari”,...

Ministri i Financave, Malaj reagon për pagat e magjistratëve:...

“Qeveria duhet të merret me veten, ose të hapë...

Tabaku në Kuvendin e PD: Beteja më e madhe është rikthimi i besimit te shqiptarët

30 Maj 16:41

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, u bëri thirrje demokratëve që të shohin përtej kufijve të partisë dhe t’u drejtohen të gjithë shqiptarëve, duke e cilësuar rikthimin e besimit si sfidën më të madhe politike të momentit.

Në fjalën e mbajtur në Kuvendin Kombëtar të PD-së, Tabaku falënderoi demokratët për qëndresën e tyre gjatë 14 viteve në opozitë dhe tha se ata kanë dëshmuar se bindjet dhe dinjiteti nuk mund të blihen.

“Ju nuk jeni thjesht anëtarë partie. Ju jeni dëshmi e gjallë se dinjiteti nuk shitet dhe bindja nuk vdes kurrë”, u shpreh ajo.

Tabaku tha se korrupsioni, varfëria dhe emigracioni mbeten probleme serioze për vendin, por sipas saj, plaga më e madhe e shoqërisë shqiptare është humbja e besimit te shteti dhe te mundësitë për të ecur përpara me meritë.

“Shumë shqiptarë sot nuk e besojnë që puna e ndershme shpërblehet. Nuk e besojnë se mund të ecësh përpara pa njohur njeriun e duhur. Nuk e besojnë se shteti punon për ta”, deklaroi deputetja demokrate.

Ajo akuzoi qeverinë për krijimin e një sistemi që favorizon klientelizmin dhe korrupsionin, ndërsa tha se të rinjtë po largohen nga vendi për shkak të mungesës së mundësive.

Në vijim të fjalës së saj, Tabaku paraqiti vizionin e saj për një Shqipëri me më shumë meritokraci, konkurrencë të ndershme dhe mundësi për qytetarët.

“Një Shqipëri ku biznesi nuk paguan taksën e korrupsionit për të mbijetuar, ku tregu është konkurrenca dhe meritokracia”, tha ajo.

Deputetja demokrate i bëri thirrje jo vetëm mbështetësve të PD-së, por edhe qytetarëve të zhgënjyer, sipërmarrësve, të rinjve dhe socialistëve që, sipas saj, nuk pajtohen me drejtimin aktual të vendit.

“Partia Demokratike nuk kërkon të ndryshojë bindjet e askujt, por shtrin dorën për të punuar bashkë me çdo shqiptar të ndershëm për një Shqipëri më të mirë”, u shpreh Tabaku.

Në fund, ajo theksoi se misioni i PD-së duhet të jetë rikthimi i besimit te qytetarët dhe krijimi i një alternative që bashkon shqiptarët përtej ndarjeve politike.

Posted Under:
Anash Politike
Tagged:
Kuvendi PD Tabaku

Nga e njëjta kategori

Kompania izraelite dhe Serbia planifikojnë prodhimin e dronëve që “ndjekin dhe zgjedhin objektiva”

më shumë...

Rama sulmon KLGJ dhe KLP: Kur është paga e pamjaftueshme për ta, imagjino për administratën

më shumë...

Rama mesazh të prerë deputetëve: Vepër penale nëse ndërhyni të punësoni njerëz në shtet

më shumë...

Vlorë/ Në gjendje të dehur bënte manovra të rrezikshme me gomone, gjobitet drejtuesi, policia i bllokon mjetin

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

11:33

Kompania izraelite dhe Serbia planifikojnë prodhimin e...

11:24

Rama sulmon KLGJ dhe KLP: Kur është...

11:20

Rama mesazh të prerë deputetëve: Vepër penale...

11:19

Vlorë/ Në gjendje të dehur bënte manovra...

11:15

Dy ndeshje pa tifozë për Tiranën, ja...

11:07

“Beteja jonë kryesore është me justifikimet”, Rama...

10:54

Zjarri në Ulëz përhapet me shpejtësi, flakët...

10:53

Argjentina ndalet në minutën e 10-të për...

10:52

Ç’po ndodh me Edon Zhegrovën, Juventus ndërmerr...

10:50

“Nuk duhet të krijojnë skenën e tyre...

10:41

“Çdo të premte, në orën 5 do...

10:40

Ministri i Financave, Malaj reagon për pagat...

10:38

“Qeveria duhet të merret me veten, ose...

10:33

Kashar, përfundojnë para afatit punimet për montimin...

10:32

“Halli individual nuk do të mbetet jetim”,...

Kristian Bardhi dhe Martin Bardhi
10:14

“Gjaku” që po merr jetë, 31 vite...

10:13

Si do funksionojnë “Besa” dhe “Pasqyrë Albania”,...

Martin dhe Kristian Bardhi
10:11

Vrasja në Mirditë, reagon policia: Viktor Bardhi...

10:02

Fjalëkodët sekretë që do ju mbrojnë nga...

10:01

Nis shpërndarja e teksteve shkollore, Kumbaro: Mbështetje...

Më të klikuarat

  • Aksidenti tragjik në Fushë Krujë-Rinas, humb jetën gazetari...
  • E trishtë! Humb jetën në aksident tragjik Laurent Krasniqi
  • Vijon saga e hakmarrjes në Mirditë! Vritet Viktor Bardhi, vë...
  • Kush do e veshë fanellën “10” pas Mesit? Pas 21 vitesh, Argj...
  • Aksident i rëndë në aksin Fushë Krujë–Rinas, një i vdekur dh...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.