E premte, 23 Tetor 2026 Det i Trazuar deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Kremlini njofton takim trepalësh midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës në Abu Dhabi

Rusia, Shtetet e Bashkuara dhe Ukraina pritet të zhvillojnë bisedime trepalëshe në Abu Dhabi gjatë gjysmës së parë të nëntorit. Lajmi u bë i ditur nga zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i cili nuk përjashtoi mundësinë e përfshirjes së vendeve europiane në negociata.

Sipas agjencisë ruse TASS, diskutimet pritet të përqendrohen te garancitë e sigurisë për Rusinë dhe Ukrainën pas arritjes së një marrëveshjeje paqeje.

Reklamë

I pyetur nëse negociatat mund të zgjerohen në një format katërpalësh me pjesëmarrjen e Europës, Peskov deklaroi se asgjë nuk mund të përjashtohet paraprakisht. Megjithatë, ai sqaroi se takimi i planifikuar në Abu Dhabi do të zhvillohet në formatin trepalësh.

Deri më tani, nuk ka një konfirmim për pjesëmarrjen e vendeve europiane në këto bisedime.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.