Një incident zjarri është regjistruar këtë të premte në një prej zonave kryesore të kryeqytetit.
Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj mëson se flakët kanë përfshirë tarracën e një dyqani të ndodhur në Rrugën e Kavajës.
Me marrjen e njoftimit, shërbimet e shpëtimit kanë ngritur perimetrin e sigurisë dhe kanë nisur operacionin për izolimin e vatrës dhe neutralizimin e rrezikut.
Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje, për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërkohë që situata është nën kontroll.
/vizionplus.tv





