Subscribe

Pas afro 2 vitesh në arrati, Vladimir Kola është arrestuar në Gjermani për llogari të drejtësisë shqiptare.

Ai akuzohet si autor i ekzekutimit të Briken Sanajt, vrasje e ndodhur në tetor të vitit 2022 në rezidencën Kodra e Diellit në Tiranë.

Lexo edhe :

Related Posts

Kola është arrestuar nga pala gjermane pasi ishte shpallur në kërkim nga Interpol Tirana.

Më herët policia arriti që të siguronte prova që tregonin se Kola ishte pikërisht personi që ekzekutoi me armë zjarri Briken Sanajn teksa ky i fundit kishte parkuar makinën në garazh.

Tashmë pritet që të nisin procedurat e ekstradimit në mënyrë që Valdimir Kola të përballet me akuzat “Plagosje me pasojë vdekjen”, “Keqtrajtim”, “Vrasje”, dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Sipas hetimeve në krim ishin të përfshirë të paktën katër persona që organizuan eliminimin e të riut. Dy atentatorët u futën në rezidencë pasi çanë rrethimin e jashtëm, ku njëri nga qitësit ishte pikërisht Vladimir Kola. Madje ky i fundit e ka pritur shënjestrën për më shumë se dy orë derisa ai të kthehej nga një dasëm në Lezhë.

Për vrasjen e Sanajt është arrestuar edhe një prej bashkëpunëtorëve, Gjelosh Krasniqi, ndërsa Kened Antoni nga Peja vijon ende të jetë në kërkim. Dy shqiptarët e Kosovës dyshohet se ndihmuan Kolën në atentat si dhe i shitën atij mjetin që u përdor në krim.

Ekzekutimi dyshohet se u bë për hakmarrje. Dy familjet kishin prej 12 vitesh një konflikt për një vajzë pasi vëllai i Briken Sanaj plagosi në atë kohë vëllain e autorit./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *