Subscribe

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka përshëndetur operacionet e finalizuara nga Policia e Shtetit përgjatë orëve të fundit. Balla shkruan se po punojnë çdo ditë me Interpol për gjetjen e personave në kërkim policor nga institucionet e drejtësisë.

Taulant Balla: GODITJA E PANDËSHKUESHMËRISË! Po punojmë çdo ditë me INTERPOL për gjetjen e personave në kërkim policor dhe nga institucionet e drejtësisë. Përgëzime Policisë së Shtetit, Departamentit të Policisë Kriminale, Forcës së Posaçme Operacionale, Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe homologëve të Gjermanisë dhe Italisë, për kapjen në Shqipëri dhe në Gjermani të 2 shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga Italia dhe Shqipëria, njëri i dyshuar si autor i një ngjarjeje të rëndë kriminale të ndodhur në Tiranë, në tetor 2022 dhe tjetri për trafikim ndërkombëtar narkotikësh. Përgëzime edhe Drejtorisë Vendore të Policisë së ShtetitShkodër, për vendosmërinë dhe vigjilencën e shtuar në goditjen e fenomenit të kultivimit të bimëve narkotike.

Lexo edhe :

Related Posts

Ditën e sotme një 47-vjeçar u arrestua nga policia në Vaun e Dejës pasi iu gjetën 2000 fara kanabisi që kishte për qëllim t’i shiste.

Gjithashtu një 46-vjeçar u arrestua  në Kavajë, pasi ishte dënuar nga gjykata italiane si pjesë e  një grupi kriminal për trafikim të Heroinës.

Ndërsa si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Wiesbaden, në Gjermani u bë arrestimi me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar Vladimir Kola, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana.

Ai akuzohet për veprat penale plagosje me pasoje vdekjen, keqtrajtim, vrasje, armëmbajtje pa leje, eksplozivë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *