Subscribe

Një vrasje e dyfishtë ka tronditur Durrësin, këtë të martë. Policia bëri të ditur se krimi ndodhi në një familje në qendër të qytetit, ku dyshohet se nipi ka vrarë gjyshen e më pas edhe veten.

 

Ersid Curri 25 vjeç u gjet i pajetë brenda shtëpisë bashkë me gjyshen 80 vjeçe, Hurma Curri.

 

Nga hetimet paraprake rezulton se i riu ka qenë përdorues i lendeve narkotike.

 

Nuk përjashtohet mundësia që ai të ketë qenë nën efektin e drogës kur ka kryer krimin

 

Të afërmit pohojnë se Ersid Curri kohët e fundit ka pasur probleme me shëndetin mendor.

 

Krimi i dyfishtë u zbulua nga fqinjët, të cilët u përballën me skenën e rëndë kur shkuan në banesën e së moshuarës, e cila nuk po u përgjigjej në telefon.

 

Policia ndërkohë sekuestroi armën e krimit, një kallashnikov model 56, ndërsa ka marrë në pyetje të afërmit për te hedhur drite mbi motivin e ngjarjes.

 

Ersid Curri nuk është emër i panjohur për policinë. Në moshën 14 vjeçare ai ka vrarë një bashkëmoshatar në një disko, por ka dalë nga burgu, duke përfituar nga mosha e mitur.

 

Pak vite më vonë, Ersidit i ekzekutuan vëllain e më pas edhe babain. Që nga ajo kohë ai jetonte vetëm me gjyshen në shtëpi, pasi pjesëtarët e tjerë të familjes ishin larguar drejt Italisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *