Subscribe

Astrit Gjoka, vjehrri i Nikoll Sherrnikut i ka dalë në mbrojtje këtij të fundit pasi ai u dorëzua në Policinë e Lezhës në 19 dhjetor për vrasjen e Xhulio Prelës. Ai ka deklaruar se natën e ngjarjes, Sherrniku ka qenë tek shtëpia e tij dhe se është e pamundur ta ketë kryer krimin.

 

“Për akuzën që ngrihet ndaj tij deklaroj me bindje të plotë se atë natë ka qenë në shtëpinë time edhe është ngritur në 9 të mëngjesit dhe ka shkuar në shtëpi se me datën  5 kishte ditëlindjen. Jemi organizuar si familjar dhe kemi shkuar në shtëpinë e tij. Natën e ngjarjes ka qenë në shtëpinë time”, ka theksuar Astrit Gjoka.  

 

Përveç Nikoll Sherrnikut, në kërkim ndërkombëtar për vrasjen e Xhulio Prelës është edhe Brilant Martinaj. Ky i fundit dyshohet se ndodhet në një spital në Turqi, me një të afërm të tijin.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *