E martë, 27 Tetor 2026 Film TV deri në 04:30 Në vijim ora 04:30: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

“Nuk më pëlqen të vendos afate, por ata e dinë se çfarë duhet të bëjnë”, Trump paralajmëron Iranin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi të mërkurën se nuk i pëlqen të vendosë afate kohore, kur u pyet nga gazetarët se sa kohë ka Irani përpara se forcat amerikane të nisin bombardimin e urave në territorin iranian.

“Nuk më pëlqen të jap afate, por ata e dinë shumë mirë, e dinë se si funksionon kjo… Më mirë të sillen siç duhet”, tha Trump.

Reklamë

Një ditë më parë, presidenti amerikan kishte paralajmëruar në një intervistë për televizionin Fox News se do të urdhëronte bombardimin e centraleve elektrike dhe urave në Iran që nga java e ardhshme, nëse Teherani nuk arrin një “marrëveshje”.

“Gjërat do të shkojnë vërtet keq për ta”, tha Trump, duke shtuar se “javën e ardhshme do të jenë në radhë centralet elektrike” dhe javën pasuese “do të jenë urat”, nëse iranianët “nuk ulen në tryezën e negociatave”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë