Policia e Korçës ka arrestuar tre persona, të cilër ishin shpallur në kërkim për vjedhje, dhunë në familje dhe mashtrim.

Në pranga përfunduan: Kristjan Plaku, 21-vjeç, banues në Maliq, i dënuar më parë për vjedhje. Dyshohet se ai është autor i 11 vjedhjeve, ngjarje të ndodhura dy muajt e fundit në qytetin e Maliqit dhe të Korçës, ku në banesa dhe dyqane të qytetarëve janë vjedhur sasi lekësh, pajisje elektroshtëpiake, artikuj ushqimore, veshje, si edhe një sasi nafte nga kaldaja e një shkolle në Maliq.

K. M., 41 vjeç, banues në fshatin Kallamas, Pustec, pasi Gjykata e dënoi me 4 muaj burg për veprën penale “Dhuna në familje”.

Dritan Molla, 37 vjeç nga Pogradeci, me detyrë avokat, dyshohet se i ka përvetësuar shtetasit A. X., nëpërmjet mashtrimit, një sasi prej 75000 lekë. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *