Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
07 August 2026
Vizion fokus

“Më i bukuri i Europës”, gazetarja “vë në siklet”...

Heroizëm në sallën e operimit, kirurgët nuk braktisin pacientin...

Ukraina godet depot e Wildberries në Rusi: Po furnizojnë...

Aksident i rëndë në Greqi, humbin jetën nënë e...

I mituri 14 vjeç hap zjarr në shkollë, vret...

Zjarr në një banesë dy katëshe në Fier

OKB i kërkon SHBA-ve të heqin sanksionet ndaj Kubës

Tmerr në Britani! Ish-kasapi c*pëtoi punonjësin e tij 55-vjeçar...

Guterres: Sulmet ndaj civilëve në Ukrainë dhe Rusi duhet...

Shpërthime të fuqishme në ishullin Qeshm të Iranit, alarm...

VIDEO/ Sherr në parlamentin serb, deputetët rrihen me njëri-tjetrin

25 Nëntor 14:59

SERBI – Deputetët e partisë në pushtet dhe ata të opozitës janë shtyrë dhe rrahur gjatë seancës plenare të 25 nëntorit.

Në transmetimin e seancës parlamentare, zëri ishte i ndalur, kështu që nuk mund të dëgjohej se çfarë po i thoshin deputetët njëri-tjetrit, as nuk ishte e qartë se si nisi incidenti.

Por, gjatë transmetimit u pa se sigurimi i Parlamentit ndërhyri për t’i ndarë deputetët e pushtetit dhe opozitës, teksa ata po shtyheshin dhe po e godisnin njëri-tjetrin.

Kryetarja e Parlamentit serb, Ana Bërnabiç, u kërkoi deputetëve të kthehen në ulëset e tyre, në mënyrë që seanca plenare të mund të vazhdojë.

Deputetët opozitarë njoftuan se do të bllokojnë punën e Parlamentit, pasi Bërnaç refuzoi kërkesën e tyre për të caktuar një seancë ku do të diskutohej për një mocion mosbesimi ndaj Qeverisë serbe, pas incidentit në stacionin hekurudhor në Novi Sad më 1 nëntor, kur 15 persona humbën jetën si pasojë e shembjes së një strehe prej betoni.

Opozita serbe po kërkon shkarkimin e kryeministrit Millosh Vuçeviç si dhe përcaktimin e përgjegjësisë politike dhe penale për ngjarjen në Novi Sad.

Incidentet në Parlament nisën në momentin kur kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviç, dhe ministrat e Qeverisë serbe hynë në sallën plenare.

Deputetët opozitarë ngritën pankarta ku shkruhej “Korrupsioni vret” dhe “Duart tuaja janë të përlyera me gjak”.

Ata gjithashtu shpalosën një pankartë me figurën e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ku duart e tij ishin me ngjyrë të kuqe.

Deputetët e pushtetit u përgjigjën duke ngritur fletë ku shkruhej “Llum i verdhë, korrupsioni dhe hajnia janë emri juaj i mesëm”.

Një pjesë e deputetëve opozitarë më pas u përpoqën të afrohen te ministrat.

Incidenti ndodhi gjithashtu edhe në galerinë e sallës së Kuvendit, ku siguria e Parlamentit ndërhyri po ashtu.

Në galeri, deputetët e pushtetit shpalosën një pankartë me shkrimin “Llumi i verdhë do luftë, Serbia do punë”. Po ashtu pati përleshje me deputetët e opozitës, të cilët tentuan të hiqnin pankartën.

Fjalimi i kryeministrit të Serbisë, Millosh Vuçeviç, u ndërpre nga opozita, të cilët krijuan zhurmë përmes pipave dhe vuvuzellave, teksa deputetët opozitarë mbajtën në duar pankarta ku shkruhej “Duart tuaja janë të përlyera me gjak”./rel

Posted Under:
Anash Rajoni
Tagged:
deputetet parlament Serbi Sherr

Nga e njëjta kategori

Fluks i lartë në Kapshticë dhe Qafë Thanë, mbi 19 mijë hyrje në 48 orët e fundit

më shumë...

“Më i bukuri i Europës”, gazetarja “vë në siklet” mbretin e Spanjës, reagimi i tij bëhet “hit” në rrjetet sociale (VIDEO)

më shumë...

Adoleshentëve nuk u duhet dietë dhe ushtrime për të pasur sukses, ja çfarë tregon studimi i ri

më shumë...

Kafeja dhe sistemi imunitar, ekspertët zbulojnë si ndikon te sëmundjet autoimune

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

11:04

Fluks i lartë në Kapshticë dhe Qafë...

10:59

“Më i bukuri i Europës”, gazetarja “vë...

10:57

Adoleshentëve nuk u duhet dietë dhe ushtrime...

10:23

Kafeja dhe sistemi imunitar, ekspertët zbulojnë si...

10:12

Heroizëm në sallën e operimit, kirurgët nuk...

9:59

I dënuar për disa vepra penale, arrestohet...

9:54

Ukraina godet depot e Wildberries në Rusi:...

9:47

Skandal në bandën muzikore, drejtori i grupit...

9:44

Droga në Frakull të Fierit, ekstradohet nga...

9:33

Aksident i rëndë në Greqi, humbin jetën...

9:28

I mituri 14 vjeç hap zjarr në...

9:27

Hapet një tjetër segment i Korridorit VIII,...

9:16

Gjendet i pajetë një 47-vjeçar në shkallët...

8:38

Vijon operacioni për izolimin e vatrës së...

8:20

Horoskopi sot/ Yjet sjellin surpriza, ja cilat...

8:08

Detaje/ 70-vjeçari humbi jetën pasi pa djalin...

8:00

Moti sot: Temperatura deri në 38°C, reshje...

11:03

Zjarr në një banesë dy katëshe në...

11:02

Pa djalin duke u zënë me grushte,...

10:38

OKB i kërkon SHBA-ve të heqin sanksionet...

Më të klikuarat

  • Kërcënoi me jetë kamarierin dhe administratorin e hotelit në...
  • Shkuan të vidhnin telat elektrikë, hajdutin e zë korenti, dy...
  • Skandal në bandën muzikore, drejtori i grupit sulmon s*ksual...
  • Humbi ndjenjat gjatë punës në një kantier ndërtimi, ndërron...
  • Richard Grenell zgjedh rivierën shqiptare për pushime, publi...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.