Atentati ndaj kryeministrit sllovak tronditi mesditën e sotme qytetarët e Sllovakisë.
Të shtënat me armë zjarri zjarri ndodhën mesditën e së mërkurës pas një takimi të qeverisë sllovake në qytetin qendror të Sllovakisë Hadlova, rreth 180 kilometra jashtë Bratislavës, njoftoi agjencia e lajmeve TASR .
Lexo edhe :
Sipas mediave sllovake, objektivi ishte kryeministri i vendit, Robert Fico , i cili u plagos teksa po përshëndeste mbështetësit jashtë “Shtëpisë së Kulturës”.
Pas të shtënave ai u dërgua menjeherë në spital. 59-vjeçari Ficho dyshohet se është plagosur në bark, siç raporton Reuters, ndërsa sulmuesi është arrestuar menjëherë pas të shtënave, në afërsi të sheshit Hadlova.
Shikoni momentin e arrestimit në videon e mëposhtme
🇸🇰 Scenes from the assassination attempt on Slovakian PM Robert Fico!
There is currently no information on Fico’s condition. pic.twitter.com/l0Pm3wJP5B
— DD Geopolitics (@DD_Geopolitics) May 15, 2024
Kush është Robert Fico
Robert Fico është drejtues i partisë komuniste “Drejtimi – Social Demokracia Sllovake” . Ai u dallua për retorikën e tij pro-ruse dhe antiperëndimore.
Karriera e tij politike filloi në vitet 1990 dhe që atëherë ai ka patur poste të ndryshme të rëndësishme, duke përfshirë atë të Kryeministrit të Sllovakisë në tre mandate të ndryshme: 2006-2010, 2012-2018 dhe përsëri nga viti 2023 e deri më sot.
Fico është i njohur për qëndrimet e tij populiste. Megjithatë, mandati i tij nuk ka qenë pa polemika, duke përfshirë akuzat për korrupsion dhe përfshirje në kriza politike, siç është kriza e shkaktuar nga vrasja e gazetarit Ján Kuciak, e cila çoi në dorëheqjen e qeverisë së tij në 2018.
Me retorikën e tij të së djathtës ekstreme, Fico arriti të rifitonte besimin e elektoratit, duke u rikthyer në postin e kryeministrit në vitin 2023.
/Vizionplus.tv/






